Basha la Zvicrën për të ardhur me Shqipërinë: E kisha ëndërr! Kaçe: Jam në formë

Publikuar tek: sport, më 16:20 09-06-2016 Basha la Zvicrën për të ardhur me Shqipërinë: E kisha ëndërr! Kaçe: Jam në formë

Migjen Basha, lojtari i kombëtares shqiptare dikur ka luajtur për ekipin francez për të rinjtë dhe është një ndër të parët që ka lënë Zvicrën për të ardhur me kombëtaren.

Sot Basha flet në konferencë për shtyp nga Franca ku premton se do të bëjë maksimumin.

“Zvicra ka një ekip shumë të mirë por do mundohemi të bëjmë maksimumin. Nëse jam në fushë do bëj maksimumin nëse jo, do i ndihmoj shokët edhe nga stoli.

Unë e kam patur ëndërr të jem pjesë e kombëtares shqiptare. Zvicra i përket të kaluarës dhe s’është interesante për t'u biseduar. Tani jam pjesë e kombëtares dhe kjo ka rëndësi.

Ergys Kaçe në formë të mirë fizike

 “S’kam probleme. Do jem shumë mirë në ndeshjet që do luajmë. Jam me fat që Shqipëria hyri këtë vit në Europian”, tha Kaçe i pyetur nga gazetarët për faktin sesi ndihet që Greqia nuk është në europian dhe Shqipëria po, pas insistimit të De Biasit për ta patur Kaçen me kombëtaren.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nesër fillon Europiani, ende bileta të lira për tifozët shqiptarë
Stadiumi i Lens është gati, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Zvicrës (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.037673950195312
array(1) { ["section"]=> string(83) "basha-la-zvicren-per-te-ardhur-me-shqiperine-e-kisha-enderr-kace-jam-ne-forme-42994" }