Basha: Larg kriminelët nga zgjedhjet lokale

Publikuar tek: politike, më 13:26 20-03-2015 Basha: Larg kriminelët nga zgjedhjet lokale Lulzim Basha

Pas vizitës në Bruksel e Gjermani, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve për çështjen Doshi si dhe se ka kërkuar mbështetje edhe nga ekspertiza e prokurorëve europianë. Sipas Bashës, skandali Doshi-Meta është pjesë e një dosje më të madhe, dekriminalizimit të Parlamentit.  Basha kërkoi edhe ndarjen e personave me rekorde kriminale nga zgjedhjet lokale.

“Pa ndarë krimin nga politika nuk mund të ecet në asnjë rast. Nuk mund të pranojmë që në zgjedhjet locale të garojnë njerëz me rekorde kriminale.”, tha Basha.

Për çështjen ‘’Doshi’’, Basha tha se dorëheqja e Metës është parakusht për vazhdimin e hetimeve. “Për akuzat më monstruese që vijnë nga gjiri i maxhorancës, duhet të ketë një hetim të plotë profesional dhe të besueshëm. A mund të ketë kur ndaj Prokurorisë mbahet qëndrim intimidues për të penguar atë? Dorëheqja e Ilir Metës nga kreu i Kuvendit është një parakusht për vazhdimin e hetimeve. T’i hapë rrugë hetimeve. A do dalë apo jo e vërteta në shesh kjo varet nga disa aktorë. Ajo nuk mund të dalë në shesh, kur nuk  ka përpjekje për të trysnuar Prokurorinë dhe drejtuar hetimin në një hulli të paracaktuar nga pozita.’’, tha Basha.

Sipas tij, shteti është ende i dobët që të tolerojë ngjarje të tilla. “Ne nuk kemi ngritur gishtin e akuzës por vetë deputetët e maxhoranës, të plotfuqishëm deri dje që darkonin me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Ky shtet është ende i dobët për të mbajtur një skandal të tillë. Ky është tritol për shtetin ligjor. Çfarë presim ne nga qytetarët, nëse kryeministri dhe kreu I Kuvendit janë bërë bllok për të penguar hetimin?’’, theksoi Basha. 

I pyetur për kandidatët e PD-së në zgjedhje, Basha tha: "PD është e hapur me këdo që shikon veten në opozitë me këtë qeveri. Për Tiranën qëndrimin tim do ta bëj shumë shpejt."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediu dhe Duka në Gjermani, deputetët: Qeveria mos ndërhyjë në çështjen ‘’Doshi’’
PD, Noka: Qeveria po bën terror në Kukës, do të mbajë përgjegjësi. Reagon kreu i LSI në Kukës »
Article Logic
Execution time: 0.016932010650635
array(1) { ["section"]=> string(47) "basha-larg-kriminelet-nga-zgjedhjet-lokale-6464" }