Basha: Lojë kumbarësh kujt t’i puthin dorën, Don Ramës a Don Metës. Meta të dorëhiqet, Rama jo alibi me dekriminalizimin

Publikuar tek: politike, më 13:33 03-03-2015 Basha: Lojë kumbarësh kujt t’i puthin dorën, Don Ramës a Don Metës. Meta të dorëhiqet, Rama jo alibi me dekriminalizimin Lulzim Basha

Lulzim Basha ka sulmuar sot ashpër Edi Ramën dhe Ilir Metën, duke i quajtur padrino. Ai ka kërkuar dorëheqjen e Metës, pas akuzave të Doshit duke akuzuar edhe Ramën për alibinë e krijuar për dekriminalizimin e politikës.

“Tani që bomba ka shpërthyer dhe ujrat më të ndodtura po vësrshojnë faqe të gjithëve të dy aktorët po rreken të fshihen dhe të krijojnë alibi. Meta duhet të deklaronet vetëm një gjë: dorëheqjen. Duhet të ishte para drejtësisë. Del e kapardiset para kamerave dhe synon të krijojë mjegull. Ai duhet të japë dorëheqjen dhe të vihet në dispozicion para prokurorisë, aty ku e ka vendin që dje në orën 2. Edi Rama në vend që të shkojë në rolin e dëshmitarit, thërret kryeprokurorin në zyrë. Është ai që duhet të shkojë në zyrën e Prokurorit. Alibia e Edi Ramës nisi që dje që gjoja ka nisur dekriminalizimin. Por të gjithë e panë se ajo që donte Rama ishte pajtim, dërgoi Kokëdhimën dhe Tahirin por sërish dështo. Kjo është një lojë kumbarësh se kujt do ja puthin dorën Don Ramës a Don Metës. Këta janë padrinot e vërtetë, njëri I akuzuar, kurse tjetri në dijeni.’’, thotë Rama.

Basha ka vlerësuar edhe reagimin e ndërkombëtarëve dje pas ngjarjeve në Partinë Socialiste.

“Përshëndes qëndrimin e aleatëve ndërkombëtare që thanë dje se dekriminalizimi duhet të bëhet sa më shpejt. Nuk ka gjysmë dekriminalizim. Ishin ata që ftuan ghithë qelbësirat në Parlament. Kush I solli në Parlament? Siç e thonë vetë deputetët e PS, që u kris një miqësi për kokë.’’, tha më tej Basha.

Sipas tij vendi është në një realitet të zymtë.“Ka lajme të këqija për vendin.Është një realitet, ku kryetari I Kuvendit është në akuzë për vrasjen e dy deputetëve. Kryeministri është nën akuzë se ka dijeni prej 5 muajsh. Nuk dihet më, se kush është autori, kush është pororsitësi dhe kush është dëshmitari.’’, u shpreh Basha.

Para Bashës, Ilir Meta deklaroi se Tom Doshi ka ndryshuar versionin e atentatit ndaj tij dhe e këshilloi Lulzim Bashën të kishte kujdes pasi autor mund të përfundonte ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama flet për protestën, s’ka krahasim me 21 janarin: Populli do jetë i qartë
Meta: Basha, kryetar formal i PD. Të ketë kujdes. Toma ndryshon versionin sipas interesit »
Article Logic
Execution time: 0.17342400550842
array(1) { ["section"]=> string(121) "basha-loje-kumbaresh-kujt-t-i-puthin-doren-don-rames-a-don-metes-meta-te-dorehiqet-rama-jo-alibi-me-dekriminalizimin-4864" }