Basha maratonë replikash me Ramën: Ja çfarë të ka shtyrë të hysh në marrëdhënie me krimin, thonë disa miqtë e tu...

Publikuar tek: politike, më 15:53 30-11-2017 Basha maratonë replikash me Ramën: Ja çfarë të ka shtyrë të hysh në marrëdhënie me krimin, thonë disa miqtë e tu...

Replika maratonë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, nga Kuvendi.

Basha e cilësoi Ramën të kompleksuar. Sipas tij, pasiguria e ka shtyrë kryeministrin të vendosë lidhjet me njerëz nga bota e krimit.

Ti s’je nxënës as i Faik Konicës as i Fan Nolit. S'ti ka mësuar lidhjet me krimin e drogën as Faik Konica as Fan Noli. Se ku i ke mësuar këto është puna jote.

Na njohin shqiptarët, e dinë çfarë shkolle e formimi ke ti e çfarë kam unë. Vetëmburrja është kompleks i humbësit, që del këtu e thua unë jam orator i mirë, ti s’bën. Sapo i the. E di pse është kompleks i humbësit? Se nuk duron dot garë, kjo të ka shtyrë në marrëdhënie me krimin, prej ditës së parë, ke qenë i pasigurtë për formimin tënd, që në bashki, që para bashkisë thonë disa miqtë e tu por mos ta kthejmë këtë në një vend thashethemesh. Tiranën e bëre lavatriçe për paratë e krimit. Mos përmendim emra se disa prej tyre s’jetojnë më. Në psikologjinë e humbësit ti kishe nevojën e muskujve të tyre për t’u ndjerë i i sigurtë.

Ndaj i bashkove gjithë gjelbësirat sipas sentencës së Muç Nano në 2013-ën. Ke 9 herë që vjen këtu e sulmon opozitën, por bëhu mo një minutë kryeministër. Fjalët më të ndyra ke përdorur, prapë me fyerje. Çfarë ka pas fyerjeve, është pasiguria jo thjesht e një njeriu që s’di çfarë bën.  Keq mirë unë vij këtu si kryetar i zgjedhur i PD por ti nuk bën as zgjedhje. Ne s’lejojmë që Shqipëria të jetë lodra jote. Hu më hu e dru më dru, vazhdoje shfaqjen”, i tha Basha Ramës.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha nxjerr dokumentat dhe i futet llogarive, Rama shkrihet gazit nga lapsuset: Pusho ti, pusho!!!
Habit Rama, i bën ftesë Bashës: Lulzim Basha, bashkë ne do të komunikojmë në rrugë të tjera »
Article Logic
Execution time: 0.017028093338013
array(1) { ["section"]=> string(117) "basha-maratone-replikash-me-ramen-ja-cfare-te-ka-shtyre-te-hysh-ne-marredhenie-me-krimin-thone-disa-miqte-e-tu-101369" }