Basha mbledh grupin parlamentar të PD: Dekriminalizimi, kauza jonë fisnike

Publikuar tek: politike, më 13:47 19-01-2015 Basha mbledh grupin parlamentar të PD: Dekriminalizimi, kauza jonë fisnike

Kryetari i Partistë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur mesditën e kësaj të hëne, grupin parlamentar të PD, dhe në fokusin e saj ka qenë ashtu si herët e fundit, qeverisja sipas tij që terrorizon shqiptarët.

Në fjalën e tij Basha vuri theksin te lidhjet kriminale të pushtetit me krimin, ndërsa sulmoi kryeministrin për tjetërsimin e premtimeve për votuesit.

“Qeveria e pafytyrë i braktisi premtimet, shndërroi ato siç bëri me energjinë. Po terrorizon mjekët dhe  mësuesit nën preteksin e reformës. Kjo nuk është qeveria e votuar nga shqiptarët por një mashtrim i qartë. Duhet dhe do të jemi opozitë më e fortë. Natyrisht duke e bërë në sallën e kuvendit, do të qëndrojmë në tavanin e opozitarizmit duke u mbështetur në fakte. Qeveria oligarkike ka synim mbylljen e gojëve, mbulimin e skandaleve” tha Basha

“Shqiptarët e dinë dhe do ta shikojnë kur krimi lëshohet rrugëve për të kafshuar asetet publike. Ne jemi kontrolli dhe denoncimi i së keqes. Deputetët janë përgatitur për betejën e opozitës mes të cilave dekriminalizimi i Kuvendit dhe administratës, si një kauzë fisnike. Kauzë për të promovuar Shqipërinë e vlerave” tha Basha që përmendi gjithashtu rezolutën me PS, si dhe trafikun e zbuluar së fundmi të kokainës.

“Miratuam rezolutë konsensuale dhe do të jemi promotorë të zbatimit të saj, duke nisur nga puna menjëherë. Partnerët tanë do të na asistojnë. Sinjalizimi i gjermanëve, solli goditjen e  grupit të kokainës, por trafiku nuk është zhbërë, por mbetet në përmasa të frikshme. Trafik droge me avion dhe me laboratorë kokaine kemi njohur vetëm në qeverisjen e Ramës dhe Metës. Bosët e narkotrafikut nuk janë shqetësuar” tha kreu i PD. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grupi Parlamentar i PS-së, pro ndryshimit ‘’një deputet, një komision‘’
Erjon Braçe kundër Shoqatës së Hidrokarbureve: Mbron tregun e kapur »
Article Logic
Execution time: 0.06571102142334
array(1) { ["section"]=> string(76) "basha-mbledh-grupin-parlamentar-te-pd-dekriminalizimi-kauza-jone-fisnike-942" }