Basha mbledh kryebashkiakët e djathtë: Projekti i Ramës është betonizimi, u blenë masivisht votat

Publikuar tek: politike, më 17:34 06-07-2015 Basha mbledh kryebashkiakët e djathtë: Projekti i Ramës është betonizimi, u blenë masivisht votat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme në një takim në ambientet e selisë, kryetarët e djathtë fitues në zgjedhjet e 21 qershorit. Në takim ishin të pranishëm edhe kryetarët e bashkive të Përmetit dhe Dropullit, të cilët morën pjesë edhe në takimi e organizuar nga kryeministri Rama.

Gjatë fjalës së tij para kamerave, Basha tha se kryetarët e djathtë janë fituesit e vërtetë të zgjedhjeve, pasi sipas Bashës, mundën të triumfojnë edhe pse qeveria ushtroi presion mbi zgjedhësit dhe vota e qytetarëve u ble masivisht me paratë e krimit. Ndërsa takimi ka vazhduar pa praninë e kamerave.

“Zgjedhjet që lamë pas duhet të ofrojnë zgjidhje për qytetarët dhe jo mbajtjen e pushtetit për interesa të ngushta partiake dhe klienteliste.

Fitorja juaj është një triumph i lirisë se janë arritur në një garë të pabarabartë, që kanë treguar se as përdorimi i paligjshëm i aseteve publike nga partitë në pushtet, as angazhimi i drejtpërdrejtë dhe ushtrimi i presionit nuk ja dolën ta mposhtin dhe ta mbysin demokrancinë në vend.

Ju i keni dhënë qytetarëve besimin se do ti shërbeni 24 orë në ditë, duke qarë hallin e tyre pa arrogancë dhe pa hipokrizi. Të gjitha këto zotime presin të përmbushen nga ju. Kërcënimet e pashembullt nga kreu i qeverisë se vota për kandidatët e PD-së ishte votë e çuar dëm, kandidimi i personave të kriminaluizuar dhe prap së prap Edi Rama nuk është tërhequr nga ky model.

Asnjë ndjesë nga Edi Rama dhe tani është fare e qartë pse e minoi procesin e drekriminalizimit. Pas hartës territorial u premtua një ligj që do ta çonte më thellë procesin e decentralizimit. Ku është ligji? A mos vallë nuk e bëri ligjin që të kishte mundësi të kërcënonte qytetarët? Nuk e bëri se siçe tregoi edhe sot, prioritet ka pushtetin dhe jo qytetarët. Sot pushteti vendor është në një kolaps total dhe përgjegjësia është e kryeministrit dhe qeverisë së tij.

Shfaqja e sotme ishte një shfaqje e shëmtuar. Me një mentalitet feudal rrijnë të heshtur kryebashkiakët, para refrenit që ka dy vite që e reciton. Edhe sot foli për heqje kompetencash, për shkrirjen e Policisë Bashkiake.

Projekti që ai ka ndërmend të zbatojë është betonizimi i stërmadh e i pabesë, i pakonsultuar me qytetarët. Tiranën e sheh si fabrikë të interesave të tij personale. Miliona euro, shpenzime të panjohura të errëta e kriminale. Por para që duhet ti kthehen klientelës. Ku janë interesat e qytetarëve? U fshinë pa filluar akoma”, ka thënë Basha gjatë fjalës së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bozdo: Rama po i jep goditjen përfundimtare sheshit “Nënë Tereza” (FOTOT)
Shqipëri - Gjermani, nënshkruhen 6 marrëveshje, projekte me vlerë 118 milionë euro »
Article Logic
Execution time: 0.025930166244507
array(1) { ["section"]=> string(101) "basha-mbledh-kryebashkiaket-e-djathte-projekti-i-rames-eshte-betonizimi-u-blene-masivisht-votat-15468" }