Basha me investitorët italianë: Do kemi taksat më të ulëta në 26 vite demokraci, mbështesim sipërmarrjen e ndershme

Publikuar tek: ekonomi, më 16:50 03-02-2017 Basha me investitorët italianë: Do kemi taksat më të ulëta në 26 vite demokraci, mbështesim sipërmarrjen e ndershme

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha zhvilloi një takim me ambasadorët italianë ku diskutoi për programin e ri ekonomik që sipas tij do ta nxjerr përfundimisht ekonominë shqiptare nga kriza dhe apatia duke e futur në rrugën e një zhvillimit të përshpejtuar. Sipas kreut të opozitës, Shqipëria do të bëhet vendi me taksat më të ulëta në historinë 26 vjeçare të demokrasisë dhe kjo në mbështetje të sipërmarrjes së ndershme.

Fjala e Plotë e Lulzim Bashës:

“Eshtë një takim i jashtëzakonshëm sepse ndodh në kushtet kur nga Shqipëria janë larguar jo vetëm investime, por edhe qytetarë. Mbi 100 mijë shqiptarë kanë lënë vendin vitin e kaluar. 200 mijë të tjerë kanë kërkuar të largohen për shkak të situatës mbytëse ekonomike, për shkak të gjendjes së krijuar nga keqqeverisja. E pikërisht në këto kushte në vend të denoncimit dhe vetëm denoncimit të së keqes, ne sot japim një mesazh pozitiviteti së bashku, jo më për të djeshëm, por për të nesërmen e Shqipërisë e këtij vendi të bekuar me mundësi të jashtëzakonshme.

Ju shpreh falënderimet e mia më të sinqerta në emër të çdo shqiptari për sakrificën, punën e jashtëzakonshme me të cilën 26 vite keni krijuar këtu në Shqipëri qindra-mijëra ndërmarrje punëdhënëse por edhe keni transferuar tek bashkëatdhetarët e mi një përvojë të jashtëzakonshme të ndërtimit të kapitalizimit në liri, të sipëmarrjes së lirë në liri, të transferimit të teknologjive, kulturës së punës në çdo fushë, që nga kuzhina e deri tek teknologjia e informacionit.

Mirënjohje të madhe kam për ju investitorë italianë që megjithë problemet, padrejtësitë që u janë bërë, besoni te Shqipëria, mundësitë e saj të mëdha dhe të pashfrytëzuara për investime. Jam këtu sot për t’ju garantuar se unë dhe qeveria ime do jemi në krahun tuaj, në mbështetjen tuaj dhe sëbashku do ndërtojmë një histori ëin-ëin.

Sot, siç dëshmojnë të gjitha anketat e biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri dhe anketat e biznesit gjerman, sipermarrja vuan nga liria nga institucionet burokratike, nga një treg i deformuar dhe nga një qeveri klienteliste dhe e korruptuar. 4 vjet më parë qeveria rriti taksat të cilat rritën kostot fiskale veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Fatkeqësisht, shumica e taksave shkuan në koncesione monopoliste të cilat asfiksuan më shumë mundësitë e ekonomisë për t’u rritur dhe për të krijuar vende pune.

Me pretekstin për të bërë shtet, inspektorët tatimorë në shërbim të vetes ju kanë krijuar vështirësi të paimagjinueshme investitorëve vendas dhe të huaj. Përgjigjia unanime e pyetjes, se cila është pengesa kryesore e të bërit biznes në Shqipëri, nga të gjitha këto ambiente, dhe mund ta verifikoni, përgjigja është, qeveria.

Ne kemi një alternativë zhvillimi që sjell qëndrueshmëri, besim dhe zhvillim ekonomik, me disa drejtime kryesore:

Reformë fiskale për të krijuar një sistem fiskal të thjeshtë, të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm. Ky është objektivi ynë i parë. Biznesit do i ofrohet ç’do mundësi për të qenë në gjendje të konkurojë.

Në themel të sistemit janë taksat e uleta dhe të sheshta: 9 për qind për të ardhurat personale, 9 për qind për fitimin e kompanive. TVSH do të ulet në 15 përqind. Tatimi mbi dividentin do të bëhet zero.

Kjo është e vetmja mënyrë për tu bërë konkurues me fqinjët tanë në rajon dhe për ta bërë ekonominë tonë të aftë të thithë investime të brendshme dhe të huaja, për të ndryshuar situatën aktuale ku sipas vetë Bankës Botërore investitorët e huaj e shohin Shqipërinë zgjedhjen e fundit në Ballkan.

Transparencë të shpenzimeve publike. Mjeti i vetëm që ekziston për të ulur korrupsionin, klientelizimin dhe abuzivizmin është transparenca dhe kufizimi i pushtetit. Këtu ne do të zbatojmë një program të thellë transparence të shpenzimeve, prokurimit dhe kontraktimit publik.

S’mund të pranoj kurrë dhe nuk mund të pranoj kurrë si kryeministër që në një kohë që papunësia shtohet, që më të mirët, më të zotët, më të aftët në tregun e punës lëshojnë Shqipërinë, emigrojnë drejt vendeve erupiane, këtu qeveria mbitakson sipërmarrësit dhe me taksat e mbledhura shpenzon 600 euro për një palmë nga ato që i keni parë nga aeroporti drejt Tiranës. 

600 euro shumë e barabartë me ndihmën ekonomike per 1 vit për një familje, apo shpenzon në vitin 2016, 130 miliardë lekë për zyra, makina, perde për veten e saj, për luksin e saj.

Në total sipas të dhënave të KLSH-së, vetëm në dy vitet e fundit qeveria ka abuzuar mbi 1 miliard euro, me shpenzime fasadë, me buzëkuq, shpenzime luksi. Imagjinoni sa do të fuqizoheshin politikat tona në nxitje të investimeve të punësimit, nëse këto para në vend që të shkonin për palma, do të shkonin për të nxitur, që një ndërmarrje italiane të zgjidhte Shqipërinë përpara Rumanisë, Maqedonisë, jo duke u lutur, as duke uruar, por duke vepruar.

Nëse në Maqedoni sot u ofrohet dy muaj në vit pagesa të sigurimeve shoqërore nga shteti për këdo që hap një investim me 100 vende pune  me garanci 10 vjeçare, kjo mund të aplikohe lehtësisht nga qeveria e Shqipërisë nëse është e përgjegjshme, nëse lekët nuk i çon për palma, për automjete luksi për qeveritarët, por nëse i çon për të ndihmuar biznesin që ndihmon në hapjen e vendeve të punës. Ky është roli i qeverisë moderne, të bëjë gjithçka për të ndihmuar sipërmarrjen që ndihmon në krijimin e vendeve të reja të punës.

2120 procedura ka negociuar pa shpallje vetëm në vitin 2016, 1/3 e prokurimeve publike pa shpallje. Më e keqja është se 2/3 e tjera, që gjoja ka pasur garë, siç mund ta dinë disa prej jush, aty gara është fituar pothuajse gjithmonë nga ofertuesi më i lartë, më afër çmimit limit, që është treguesi më i qartë i korrupsionit.  Më dëm të jashtëzakonshëm për buxhetin e shtetit, me dëm edhe më të madh në cenimin e konkurueshmërisë dhe besimit te prokurimet publike.

Të gjitha kontratat publike do të jenë transparente, të gjitha ofertat e ardhura për shërbime publike do të jenë të aksesueshme nga sipërmarrja dhe qytetarët, përmes një sistemi dixhital, online.

Të gjitha vendimet në lidhje me prokurimet dhe kontraktimet do të bëhen publike, nuk do të lejojmë prokurime me fonde publike me një kandidat, e aq më pak që çdo tender e koncesion ta marrin vetëm 11 klientë të qeverisë, siç ndodh sot.

Konsolidim dhe finalizim të infrastrukturës përmes investimeve publike. Nuk do të ketë investime fasadë në qeverinë e ardhshme të Shqipërisë. Nuk do të ketë që gjysma e rrugës të mbillet me palma dhe gjysma tjetër të jetë me gropa. Nuk do të ketë investime fasadë, që i mbushin xhepat e qeveritarëve duke zbrazur xhepat e taksapaguesve dhe duke rrënuar konkurueshmërinë dhe besimin e sipërmarrësve, por vetëm investime që i shërbejnë zhvillimit dhe punësimit.

Prioritet do të jetë përfundimi i veprave të mëdha, që edhe sot e kësaj dite mbeten të papërfunduara siç është Korrridori 8, rruga Tiranë-Elbasan, siç është Rruga e Arbrit, përfshi tunelin, siç është përfundimi i akseve të jugut, Unaza e Madhe e Tiranës dhe miliona e miliona euro investime të domosdoshme për sistemin e ujitjes dhe rrugëve që ndihmojnë aksesin në bujqësi, po kështu ujësjellës-kanalizime.

Rritja e investimeve, si private të brendshme ashtu edhe të huaja dhe investimeve publike, janë çelësi për të krijuar punësimin.

Rritja e mundësive për punësim është mundësia e vetme për eliminimin e varfërisë, është mënyra e vetme për krijimin e mirëqenies.

Programi ynë ekonomik jo vetëm nxjerr përfundimisht ekonominë shqiptare nga kriza dhe apatia, por e fut atë në rrugën e një zhvillimi të përshpejtuar ekonomik, në përputhje me potencialet e jashtëzakonshëm të këtij vendi dhe të këtij tregu pune.

Ky është programi ekonomik me taksat më të ulëta në historinë 26 vjeçare të demokracisë dhe vendos gjithçka në mbështetje të sipërmarrjes së ndershme, gjithçka në mbështetje të sipërmarrjes së ndershme”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026026010513306
array(1) { ["section"]=> string(119) "basha-me-investitoret-italiane-do-kemi-taksat-me-te-uleta-ne-26-vite-demokraci-mbeshtesim-sipermarrjen-e-ndershme-67625" }