Basha me megafon nga Drejtoria e Policisë: Pranvera e demokracisë po afron, Rama nuk e ndalon dot

Publikuar tek: politike, më 15:57 28-03-2016 Basha me megafon nga Drejtoria e Policisë: Pranvera e demokracisë po afron, Rama nuk e ndalon dot

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimt që ka zhvilluar me militantët e kësaj partie të ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në kryeqytet, ka dalë përpara qytetarëve dhe mediave, duke folur me megafon.

Basha u shpreh se protesta e sotme provoi se regjimi i Edi Ramës është antikushtetues dhe antiligjor, ndërsa shteti i së drejtës përfaqësohet nga opozita.

“Sot u provua se regjimi i Edi Ramës është antikushtetues dhe antiligjor, është regjim i krimit. Sot u provua se PD është në anën e ligjit dhe të Kushtetutës dhe sot shteti i së drejtës jemi ne, krimi është përballë nesh. Në një përpjekje për t’iu vënë një të drejte elementare, për t’i shërbyer anti-ligjit, duke përdorur dhunën ndaj grave, vajzave dhe të rinjve, sot regjimi i Ramës mobilizoi efektivë të armatosur deri në dhëmbë. Këta mendojnë se me anë të dhunës do të instalojnë regjimin oligarkik në Shqipëri, këta mendojnë se me anë të dhunës policore do të mbushin xhepat e tyre, këta kujtojnë se mund t’i detyrojnë shqiptarët të marrin rrugën e emigracionit dhe në këtë mënyrë ta kthejnë Shqipërinë në kopshtin e oligarkëve. Ne jemi këtu për t’i thënë se kjo nuk do të ndodhi dhe ne së bashku me të gjithë qytetarët shqiptarë do të fitojmë”, u shpreh kreu i opozitës.

Basha theksoi se regjimi i kryeministrit Rama, siç ai e quan, i ka ditët e numëruara dhe pranvera e demokracisë po afron, e këtë nuk mund ta ndalojë dot krimi.

“Ky regjim i ka ditët e numëruara, sot ka filluar numërimi mbrapsht për të. Ne nuk ndalemi dhe nuk prapsemi, e do të vazhdojmë të jemi në mbrojtje të qytetarëve, në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të ligjit. Edhe këtu në komisariat ne ishim ligji, ne ishim Kushtetuta. Qytetarët grabiten në mes të ditës nga maskat. Ne kemi kërkuar të vendosen përpara ligjit xhelatët që përlyen uniformën. Kush mendon se me frikë, me terror, do të ndal një popull të luftojë për vlerat e veta, e ka gabim. Dita e madhe e pranveres së demokracisë po afron, nuk e ndalon dot Edi Rama, nuk e ndalon do krimi”, përfundoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të rinjtë e FRPD, ironi me video-selfie nga brenda Drejtorisë së Policisë
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Durrës, përgatiten për Parisin »
Article Logic
Execution time: 0.10990786552429
array(1) { ["section"]=> string(101) "basha-me-megafon-nga-drejtoria-e-policise-pranvera-e-demokracise-po-afron-rama-nuk-e-ndalon-dot-36226" }