Basha me policinë e Shtetit: Presim me çdo kusht neutralizimin e autorit të goditjes ndaj komandantit

Publikuar tek: politike, më 21:03 03-10-2015 Basha me policinë e Shtetit: Presim me çdo kusht neutralizimin e autorit të goditjes ndaj komandantit Lulzim Basha, kreu i PD

Kreu i PD, menjëherë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ka shprehur mbështetjen e tij ndaj efektivëve të policisë së shtetit si dhe ka kërkuar vënien para drejtësisë të autorit që vrau komandantin e FNSH Simon Gjeta në Shkodër.

“Më lejoni ta nis me një ngushëllim të ndjerë për familjen e efektivit të Policisë, komandantit të FNSH-së në Shkodër, Simon Gjeta, për rënien e tij në krye të detyrës, dhe me një shprehje të mbështetjes totale ndaj efektivave të policisë së shtetit që vazhdojnë operacionin në Shkodër, dhe burrave e grave në uniformë anembanë Shqipërisë. Presim neutralizimin me çdo kusht e mjet të autorit të goditjes së forcave të policisë dhe vënien para drejtësisë dhe para ligjit me ashpërsinë me të madhe. Një ngjarje e rëndë që na kujton edhe njëherë se sa e domosdoshme është mbështetja pa ekuivoke në luftën kundër krimit ordiner apo të organizuar dhe se sa esenciale është për moralin e forcave tona të policisë pastërtia e duarve politike që drejtojnë Policinë e Shtetit. Në këtë moment, lutjet e mia janë për familjen e Simon Gjetës, për efektivët e policisë akoma në detyrë në këtë operacion dhe përkrahja ime e plotë shkon për çdo burrë dhe grua në uniformë të policisë së Shtetit”, tha Basha në deklaratën e tij.

Basha më tej u ndal te mbledhja e kryesisë." Mbledhja e sotme e kryesisë, siç është njoftuar, kishte në rend të ditës çështje të analizës dhe riorganizimit të Partisë Demokratike pas konkluzioneve që janë nxjerrë e po nxirren në çdo degë përsa i përket rezultatit të zgjedhjeve të 21 Qershorit, ku pavarësisht dënimit të merituar të farsës zgjedhore të 21 Qershorit nga institucionet ndërkombëtare, Partia Demokratike dhe unë personalisht jemi të vendosur të nxjerrim mësimet tona me qëllim përmirësimin në nivel organizativ të strukturës, nga seksioni në qendër dhe përgatitjen e fuqishme për përballjen e ardhshme në zgjedhjet politike të përgjithshme parlamentare në të cilat Partia Demokratike do të shkojë si një parti e fuqizuar në numrin e anëtarëve, ndjekësve, të rinjve, të rejave, grave e burrave demokratë dhe me një program dhe ofertë bindëse për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza morale, politike dhe ekonomike ku e ka zhytur papërgjegjshmëria e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Për të ofruar zhvillim në bazë të ligjit, konkurencës së ndershme dhe të meritës për këdo", tha kreu i PD.

"Në këtë kuadër, unë mora një sërë vendimesh përsa i përket grupeve të punës që do të merren, nga njëra anë me organizimin dhe riorganizimin e partisë dhe nga ana tjetër me hartimin e programit tonë, ofertës tonë qeverisëse për shqiptarët në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetje të madhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe nga partitë tona simotra. Po kështu, në këtë mbledhje u sanksionua edhe ngritja e Komisionit të përhershëm të Integritetit dhe Etikës, të kryesuar nga Dr.Halim Kosova, ngritja e Departamentit të Kontributeve Historike në seli dhe në çdo degë të Partisë Demokratike dhe një sërë vendimesh të tjera të karakterit organizativ për Partinë Demokratike", tha Basha para gazetarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Ramës, Naço futet te kryesia e Kuvendit për të takuar Metën
Berisha publikon videon: Rama me jelek antiplumb pasi Meta e kërcënoi me origjinën moçolare »
Article Logic
Execution time: 0.13691115379333
array(1) { ["section"]=> string(106) "basha-me-policine-e-shtetit-presim-me-cdo-kusht-neutralizimin-e-autorit-te-goditjes-ndaj-komandantit-22270" }