Basha menjëherë pas deklaratës së policisë: Ra avioni me drogë por nuk ranë lidhjet Rama-Meta me krimin

Publikuar tek: politike, më 13:06 26-08-2015 Basha menjëherë pas deklaratës së policisë: Ra avioni me drogë por nuk ranë lidhjet Rama-Meta me krimin Lulzim Basha, kreu i PD

Menjëherë pas deklaratës së policisë së Shtetit për trafikun me avion të drogës, ku u arrestuan 14 persona, ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili akuzoi kryeministrin Rama dhe kreun e LSI Meta, për lidhjet me krimin. Basha u ndal edhe te efektivi i policisë së Vlorës, arrestuar në këtë aksion nga uniformat blu të shtetit.

“Drogë me avionë të vegjël në Itali. Ra avioni me drogë, por nuk ranë lidhjet e qeverisë Rama-Meta me krimin. Avioni i krimit të veshur me pushtet dhe i pushtetit të veshur me krim. Në krye shefi i policisë së Vlorës, i larguar në 2007 pikërisht për dyshime në përfshirje me bandat kriminale. I punësuar nga rilindja në tetor të 2013. Prapa tij qëndrojnë pushtetarë. Fakt i lidhjes së qeverisë me krimin, tha Basha i cili shtoi se kjo qeveri është në “paqe me bandat dhe krimin”.

“Kjo qeveri, Edi Rama dhe Ilir Meta janë në paqe me bandat, me kontrabandistët, me të inkriminuarit, në paqe dhe në bashkëpunim me klientelën e tyre të korruptuar. Në paqe me zhvatësit e parave publike. Gjendja kritike, qytetarët nuk mund të mbajnë më në kurriz një qeveri që i ka shpallur luftë. PD dhe unë në krye për ta ndalur. Kemi një plan dhe bashkë me qytetarët shqiptarë do t’ia dalim”, deklaroi kreu i PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka-Veliajt: Pash Zotin bëj ndonjë punë, boll dole në TV
Basha tregon “hallin” e Ramës: Kërkon të mbulojë turpet e aferave të drogës, doganave... »
Article Logic
Execution time: 0.024434089660645
array(1) { ["section"]=> string(108) "basha-menjehere-pas-deklarates-se-policise-ra-avioni-me-droge-por-nuk-rane-lidhjet-rama-meta-me-krimin-19224" }