Basha mesazh Ramës nga Vlora: Më 27 janar shqiptarët vendosin

Publikuar tek: politike, më 13:31 13-01-2018 Basha mesazh Ramës nga Vlora: Më 27 janar shqiptarët vendosin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha në Vlorë mesazhin se vetëm një bashkim i madh i shqiptarëve do të mund t’i japë fund qeverisë së Edi Ramës, që sipas tij mbahet në këmbë nga paktet mafioze me krimin.

“Habilajt, Sajmir Tahirin, Haki Çakon, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn dhe Edi Ramën dhe disa të tjerë, i lidh kodi i heshtjes. Shumë shpejt, falë ndihmës së partnerëve, do të dëgjoni se si shqetësimit se  mos Sajmir Tahiri na shet një ditë, një nga Habilajt i përgjigjet - nuk ka si na shet, se përndryshe, e shesim ne. Kështu janë të lidhur këta me njëri-tjetrin. Mos fol për mua, që mos të flas për ty.”-u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Basha tha se efektet e paktit mafioz dhe bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin, shqiptarët i ndjejnë në jetën e tyre të përditshme, sepse ekonomia e familjeve është përkeqësuar. Kreu i opozitës tha se kjo situatë nuk do të ndryshojë, përsa kohë prioriteti i Edi Ramës nuk janë qytetarët, por mbrojtja me çdo mjet e pushtetit dhe pasurisë së tij kriminale.   

“Ky që nuk thotë një fjalë për kryefamiljarët që vdesin në qeli për 32 mijë lek, si Qamil Zela në Rrogozhinë, ky ka ngritur të gjithë qeverinë në këmbë, për të mbrojtur Sajmir Tahirin. Sepse këto nuk janë dosjet e Sajmir Tahirit, këto janë dosjet e Edi Ramës, kapobandës dhe kreut të kupolës mafioze në Shqipëri. Nuk mund të jetë preokupimi i Edi Ramës, sipërmarrja e cila ka hyrë në një cikël të përshpejtuar falimentimi. Vetëm javën e parë, 250 biznese të falimentuara dhe me të njëjtin ritëm, kanë shkuar drejt falimentit gjatë gjithë vitit të kaluar, 13 mijë sipërmarrje të shqiptarëve.” - u shpreh në Vlorë Lulzim Basha.

Kreu i opozitës tha se protesta e 27 janarit është bashkimi i shumicës absolute të shqiptarëve kundër qeverisë së pakicës së krimit dhe korrupsionit, që drejtohet nga Edi Rama. 

“Dua t’i jap një mesazh të qartë Edi Ramës. Më 27 janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës në mes të Tiranë. Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit. Banditët në burg dhe jo në qeveri. Shqiptarët e bashkuar e kanë marrë vendimin.-u shpreh Basha në Vlorë.  

Kreu i opozitës tha se protestat dhe aksioni opozitar do të mundësojnë krijimin e një qeverie që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe se në kushtet e një loje të barabartë, Partia Demokratike, me programin e saj, del fituese.

Më shumë në këtë kategori: « E PAPRITUR/ Rama pranon se policia është e lidhur me krimin: Institucioni më pak i besuar
Rama në Lezhë, reagon opozita: I duhet policia për të luftuar me ne, u bënë thirrje antikushtetuese »
Article Logic
Execution time: 0.024653911590576
array(1) { ["section"]=> string(67) "basha-mesazh-rames-nga-vlora-me-27-janar-shqiptaret-vendosin-106428" }