Basha: Mirënjohje vendeve të cilat mbështetën antarësimin e Shqipërisë në NATO

Publikuar tek: politike, më 16:00 04-04-2016 Basha: Mirënjohje vendeve të cilat mbështetën antarësimin e Shqipërisë në NATO

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje vendeve të cilat mbështetën antarësimin e Shqipërisë në NATO, gjatë një mesazhi për 7-­vjetorin e atrësimit të Shqipërisë në këtë aleancë.

“Shqipëria i është mirënjohëse aleatëve të saj, SHBA-­ve dhe BE­-së. Në këtë ditë të shënuar për të gjithë vendet e Aleancës së Atlantikut të Veriut, dëshiroj të uroj mbarëshqiptaret për përvjetorin e anëtarësimit në NATO. Me këtë rast ju shpreh të gjitha vendeve anëtare dhe veçanërisht aleatit tonë strategjik, SHBA mirënjohjen më të thellë të mbarë shqiptarëve për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë, para, gjatë dhe pas anëtarësimit. Si Kryetar i PD shpreh krenarinë legjitime që në 8 vjet qeverisje kemi udhëhequr një proces historik reformash në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, që u finalizuan me anëtarësimin në NATO (prill 2009), dhe me përmbushjen e angazhimeve teknike të anëtarësimit (shtator 2013). Dua të nënvizoj pa asnjë mëdyshje se PD I konsideron çështjet strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes si tërësisht përtej interesave politike të ditës. Në këtë kontekst, shpreh shqetësimin por edhe angazhimin tim se do te bëjmë gjithçka të mundur për të ndalur prishjen e balancave kushtetuese; arrogancën e paprecedentë politike; mungesën e konsensusit; shpërdorimin propagandistik të burimeve, pronave dhe kapaciteteve të mbrojtje; uljen drastike të buxhetit me 50%, politizimin ekstrem të FA, dhe rrëshqitjen e Shqipërisë në fundin e listës së vendeve të NATO­s  ku fatkeqësisht e kanë katandisur pseudo reformat e dështuara në këtë fushë.”, citohet në mesazhin e urimit të Bashës. 

Më tej ai theksoi se: “Është për të ardhur keq që standardet e NATO­s janë përdhosur në këto tre vite veçanërisht në fushën e mbrojtjes, ku jo vetëm kemi rënie të buxhetit nga 2 për qind që është kërkesë e Aleancës në 0.87 % të GDP, por ku paratë e shqiptarëve shpërdorohen në mënyrë skandaloze për luks zyrash, apo vidhen me tendera të korruptuar, siç ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Politizimi, shkarkimet e padrejta dhe emerimet korruptive e klienteliste kane sjelle si rezultat renie te gatishmërisë së forcave tona te armatosura, trafikun me avione te drogës, rikthimin e skafeve dhe cenimin e sigurise kombetare.

Si kryetar i Opozitës, dëshiroj tu shpreh mbarë shqiptarëve angazhimin e PD dhe përkushtimin tim personal që në bashkëpunim me aleatët strategjikë, do të konsiderojmë prioritet në programin e PD­së, përgatitjen e një projekti kombëtar në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Ky projekt përtej përmbushjes së detyrimeve në kuadër të NATO­s, do të fokusohet në strategji, projekte dhe kapacitete të afta të përballen me listën e rreziqeve si: “cënimi i stabilitetit të demokracisë, kriminalizimi i institucioneve, terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet, policimi ajror, rastet renegate, kriza financiare, emergjencat civile, siguria e mjedisit”, që kërcënojnë sot me shumë se kurrë me parë që nga lufta e ftohtë, sigurinë dhe prosperitetin e qytetareve, stabilitetin e shoqërisë dhe të interesat mbarëkombëtare shqiptare.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Panama Papers”, Mero Baze tregon kush deputet fshihet pas Ismail Mulletit
7 vjet Shqipëria në NATO, Deda: Më në fund e pranuan si "Miracle of Freedom" »
Article Logic
Execution time: 0.021047830581665
array(1) { ["section"]=> string(83) "basha-mirenjohje-vendeve-te-cilat-mbeshteten-antaresimin-e-shqiperise-ne-nato-36808" }