Basha mohon koalicionin me LSI: kërkojmë një aleancë me qytetarët

Publikuar tek: barometri, më 08:26 27-12-2017 Basha mohon koalicionin me LSI: kërkojmë një aleancë me qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike ka folur për bashkëpunimin me partinë tjetër opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në një intervistë në emisionin “Top Story”, Basha u shpreh se Partia Demokratike nuk ka asnjë koalicion me LSI-në.

Ai tha se bëhet fjalë për një front të përbashkët opozitar kundër një të keqje të madhe, që për kryedemokratin është qeveria.

Më tej Lulzim Basha u shpreh se PD kërkon aleancë vetëm me qytetarët e thjeshtë.

“Nuk ka asnjë aleancë apo koalicion me LSI-në. Ka një front të përbashkët opozitar të krijuar pas shpërthimit të skandalit Tahiri, në vetëdijen e të gjithë forcave politike, të Partisë Demokratike dhe të LSI-së dhe të forcave të tjera politike, se e vetmja rrugë për tu përballur me këtë të keqe të madhe është lënia mënjanë e çdo diference tjetër dhe bashkimi për kauzën e drejtësisë dhe të qeverisë antimafia si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partia Demokratike pretendon dhe po fillon të ndërtojë një aleancë vlerash me gjithë qytetarët, jo thjeshtë me faktorët politike, me intelektualët, me faktorët ekonomikë, me studentët, me të rinjtë dhe të rejat në veçanti në funskion të një zgjimi të madh kombëtar për tu përballur me të keqen dhe për të diktuar ne fundin e krimit të politikë dhe politikës të lidhur me krimin dhe politika e diktuar me krimin të diktojë fundin e Shqipërisë demokratike”,- u shpreh Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044583082199097
array(1) { ["section"]=> string(71) "basha-mohon-koalicionin-me-lsi-kerkojme-nje-aleance-me-qytetaret-104484" }