Basha: Mora leje për të mbuluar një pjesë të taracës por skadoi në dhjetor

Publikuar tek: politike, më 20:59 15-06-2015 Basha: Mora leje për të mbuluar një pjesë të taracës por skadoi në dhjetor

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë publikisht për akuzat e opozitës për shtesën në apartamentin e tij.

Basha tha se bëhet fjalë vetëm për shpifje nga ata që nuk kanë çfarë të thonë pasi në apartamentin e tij nuk ka patur ndërtime.

“Mora leje për të mbuluar një pjesë të taracës dhe në fund nuk u bë pasi leja skadoi në 1 dhjetor të 2014-ës dhe nuk u ekzekutua kurrë. Këto janë akuza për ata që nuk kanë çfarë të thonë”, tha Basha gjatë emisionit “Studio e Hapur” në Neës24.

Kreu i PD-së tha se leja u morr në rrugë ligjore, madje e miratuar edhe nga Rama dhe Meta. “Por atyre nuk ju duket normale pasi janë mësuar me ndërtime pa leje”, tha Basha.

Kreu i PD-së shpalosi atë që e quajti paketë emergjente të shpëtimit të vendit. Basha tha se shqiptarët vuajnë sot nga papunësia, rritja e çmimit të energjisë dhe taksave, situatë e cila, sipas tij duhet të ndryshojë.

“Ne i ofrojmë shqiptarëve zgjidhje konkrete të halleve dhe problemeve të tyre në nivel vendor përmes kandidatëve tanë dhe një platformë kombëtare shpëtimi, emergjencë për të ndalur rrokullisjen e vendit në humnerën ekonomike dhe të gjithanshme drejt të cilës po shkon vendi, për shkak të keqqeverisjes Rama-Meta. Jam i bindur se qytetarët do ndërgjegjësohen për fuqinë e votës dhe mundësinë e ndryshimit të çdo gjëje me të drejtën e votës ditën e dielë, më 21 qershor”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Patozi ka penguar policinë në Vorë të administrojë provat për Fiqiri Ismailin
Këndon në fushatën e LSI-së, Çiljeta: S’ka tradhëti ndaj PD-së, jam këngëtare »
Article Logic
Execution time: 0.023369073867798
array(1) { ["section"]=> string(79) "basha-mora-leje-per-te-mbuluar-nje-pjese-te-taraces-por-skadoi-ne-dhjetor-13676" }