Basha në Berlin-drejtuesve parlamentarë: Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri fshehën “Doshin”

Publikuar tek: politike, më 16:06 19-03-2015 Basha në Berlin-drejtuesve parlamentarë: Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri fshehën “Doshin” Lulzim Basha gjatë vizitës në Bruksel

Kryetari i PD Lulzim Basha është takuar në Berlin me drejtuesit e lartë të grupit parlamentar CDU/CSU me të cilët  ka folur edhe për çështjen “Doshi”duke akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri se kanë fshehur ngjarjen .

“Skandali i fundit ku kryetari i Kuvendit është i akuzuari kryesor nga deputeti i mazhorancës, njeriu më i afërt i kryeministrit Rama, se ka paguar për të vrarë dy deputetë është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në 25 vitet e fundit në Shqipëri. Po kaq e rëndë është tentativa e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për ta fshehur këtë ngjarje për gjashtë muaj më radhë. Në vend që t’i drejtohej drejtësisë, ministri i Brendshëm negocionte në zyrat e shtetit me të akuzuarin si ekzekutor i dy deputetëve”, tha kreu i PD.

Basha ka theksuar se Partia Demokratike inkurajon hetimin e nisur nga prokuroria për këtë çështje por pa largimin nga posti i kryetarit të Kuvendit i të akuzuarit kryesor si porositës i vrasjes së deputetëve, nuk mund të ketë një hetim të plotë dhe të pandikuar, në një kohë kur ka një angazhim të shtuar nga pushteti, për të penguar hetimin dhe për të fshehur të vërtetën.

Pjesë e axhendës së takimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Berlin ishte dhe takimi me drejtorin ekzekutiv të Komisionit të Lindjes të Ekonomisë Gjermane, z. Lindner,  presidentin e Dhomës së Tregtisë gjermano – shqiptare, z. Hans-Jürgen Müller, me drejtoreshën e projektit të fondacionit gjerman "Bashkërendimi ligjor ndërkombëtar", për programin Euralius, znj. Nathalie Herbeck dhe me kryetarin e organizatës "Reporterët pa kufi”, z. Christian Mihr.

Kryetari i PD zhvilloi një takim edhe me kryetarin e organizatës "Reporterët pa kufi”, z. Christian Mihr. Kreu i PD ndau shqetësimin me z.Mihr për cënimin e lirisë së medias në Shqipëri, favorizimin që u bëhet mediave pranë qeverisë dhe kërcënimet që u bëhen gazetarëve.

Kryetari i PD, Lulzim Basha sot ndodhet ne Bruksel ku po merr pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bruksel, takimi Gjosha-Avramopulos: Të vendosur për reformat e integrimit të Shqipërisë
Shërbimi i Jashtëm/ Përplasja Dade-Bushati zhvendoset në Kuvend: Është ligj politik »
Article Logic
Execution time: 0.022691011428833
array(1) { ["section"]=> string(97) "basha-ne-berlin-drejtuesve-parlamentare-kryeministri-rama-dhe-ministri-tahiri-fshehen-doshin-6366" }