Basha në Berlin: Kërkuam mbështetjen e Gjermanisë në hapjen e negociatave për çlirimin e ekonomisë nga monopolet

Publikuar tek: politike, më 16:48 16-04-2018 Basha në Berlin: Kërkuam mbështetjen e Gjermanisë në hapjen e negociatave për çlirimin e ekonomisë nga monopolet Kreu i PD, Lulzim Basha

Vetëm një ditë përpara vendimit të KE në hapjen e negociatave për Shqipërinë, kreu i PD Lulzim Basha ka treguar se ndodhet në Berlin për t’i kërkuar qeverisë dhe parlamentit gjerman mbështetjen e tyre për integrimin e vendit.

Sipas Bashës, ky proces duhet të shihet si mundësia e Shqipërisë për çmontimin e narkoshtetit dhe mundësinë e çlirimit të ekonomisë së vendit nga monopolet dhe oligarkët.

Kërkuam bashkë me anëtarët e delegacionit që më shoqërojnë, mbështetjen e CDU-CSU për hapjen e negociatave për Shqipërinë, i cili do të merret pas rekomandimit të KE. Kemi kërkuar mbështetjen për Shqipërinë në një ëndërr që e ndajnë të gjithë shqiptarët, të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Basha.

Ta shohim këtë si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narkoshtetin, për të luftuar korrupsionin, për t’i vendosur të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit, jo ti selektojmë, për të vendosur në veçanti politikanët e korruptuar përpara drejtësisë, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe oligarkia, për të rikthyer konkurrencën”, shtoi kryedemokrati në një lidhje direkte nga Berlini.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Rama vazhdon takimet, qejfi ma ka por b**** nuk ma mban'
Paralajmërimi: Do nisë konflikti mes Uashingtonit dhe Athinës, ARSYEJA janë shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.025176048278809
array(1) { ["section"]=> string(118) "basha-ne-berlin-kerkuam-mbeshtetjen-e-gjermanise-ne-hapjen-e-negociatave-per-clirimin-e-ekonomise-nga-monopolet-117092" }