Basha në Elbasan për Ditën e Verës: Jemi gati me ofertën e re të shpresës

Publikuar tek: politike, më 12:15 14-03-2015 Basha në Elbasan për Ditën e Verës: Jemi gati me ofertën e re të shpresës Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur të festojë ditën e verës në qytetin e Elbasanit, qyteti simbol I festës pagane. Prej andej Basha ka thënë se situata ekonomike është e dëshpëruar dhe se varfëria ka arritur kulmin. Sipas tij PD-ja ka ofertën e re për të dalë nga kjo situatë.

Edhe në këtë Panair, ndonëse kam takuar dhe uruar përzemërsisht të gjitha kompanitë, bizneset pjesëmarrëse, kam prekur zhgënjimin, dëshpërimin, shqetësimin thellësisht të rëndë ekonomik, social, të sigurisë, e të gjithanshëm. Papunësia, varfëria, shtrëngimi i lakut në familjet shqiptare, shtrëngimi i rripit për kryefamiljarët shqiptarë, reflekton në rënien e konsumit, në rënien e investimeve, reflektohet në dobësimin e biznesit vendas, reflektohet në gjendjen e përgjithshme ekonomike e cila nuk ka se si të jetë e ndryshme nga gjendja e përgjithshme e sigurisë.”, tha Basha.

Po kështu Basha nuk ngurroi të bënte të qartë edhe alternativën e PD-së për gjithë shqiptarët me urimin e çeljes së shpresës.

Në këto kushte, unë uroj me gjithë zemër që bashkë me lulet e verës shqiptarët të kenë edhe ofertën e re, shpresën për t’u ndalur nga rruga që çon drejt humnerës për t’u rikthyer në rrugën e zhvillimit, në rrugën e forcimit të ekonomisë, të një të ardhme të sigurtë, të një ekonomie të fortë që hap vende pune, që siguron zhvillim, punësim, mirëqënie për të gjithë. Në emër të Partisë Demokratike jam plotësisht i angazhuar që bashkë me demokratët dhe jo vetëm, me gjithë shqiptarët pa dallime politike, t’ia japim këtë ofertë të re Shqipërisë, t’ia japim këtë mundësi shqiptarëve, fëmijëve të tyre, të cilët meritojnë dhe do të kenë një të ardhme më të mirë.Ashtu si lulet që çelin sot, ashtu çeltë shpresa për çdo shqiptar.”, përfundoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama inspektim i papritur në Durrës në sheshin kryesor, shoqërohet nga Dako
Pas Durrësit në Elbasan, Rama: Bizneset e panairit kanë rritje »
Article Logic
Execution time: 0.024953842163086
array(1) { ["section"]=> string(77) "basha-ne-elbasan-per-diten-e-veres-jemi-gati-me-oferten-e-re-te-shpreses-5863" }