Basha në Fier: Flenë në dyshekë plot me lekë, me llogari bankare nga djersa juaj

Publikuar tek: politike, më 18:18 16-06-2015 Basha në Fier: Flenë në dyshekë plot me lekë, me llogari bankare nga djersa juaj Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet sot në Fier nga ku ka përmbyllur mitingun elektoral. Basha i bëri thirrje qytetarëve të Fierit të zgjedhin kandidatin e djathtë Enkelejd Alibeaj për t’i dhënë kështu zgjidhje edhe problemeve të tyre ndërsa ka sulmuar edhe kundërshtarët politikë duke i akuzuar se flejnë në "dyshekë të mbushur me lekë dhe kanë llogari bankare plot me lekë” nga djersa e qytetarëve.

“Ngrijeni kokën vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, ka shpresë, ka shpëtimi? Ne ju ofrojmë zgjidhje, ne ju ofrojmë shpresë ne ju ofrojmë shpëtim”, tha Basha duke kërkuar votën për Alibeajn.

“Flejnë në dyshekë plot me lekë, me konte bankare të mbushura plot me lekë nga djersa juaj... Me votën tuaj do ulim taksat, me votën tuaj do ulim energjinë, do hapim perspektiva të reja për paga dinjitoze, ky është zotimi im”, tha Basha

“E konsiderojnë Fierin një serbator dhe jo një qytet, ky është poshtërim dhe Fieri nuk e pranon", shtoi kreu i PD duke vënë theksin te rezultati i 21 qershorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Vokshi: Kandidatja e ASHE-së në Pogradec e përfshirë në afera korruptive
Rama në Pogradec: Kandidati i PD-së komplet mashtrues, i çon mesazh vetes dhe thotë ma çoi kryeministri »
Article Logic
Execution time: 0.027974843978882
array(1) { ["section"]=> string(84) "basha-ne-fier-flene-ne-dysheke-plot-me-leke-me-llogari-bankare-nga-djersa-juaj-13775" }