Basha në Fier, PD shpëndan ndihma për të përmbyturit

Publikuar tek: politike, më 11:38 04-02-2015 Basha në Fier, PD shpëndan ndihma për të përmbyturit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka shkuar në fshatin Darëzezë të Fierit për t’u takuar me banorët të cilët janë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit. Fshati Darëzezë është më problematiku në qarkun e Fierit. Ai i bëri thirrje kreut të qeverisë të zgjohet nga gjumi dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërkohë Partia Demokratike e Vlorës ,ka shpërndarë ndihma për të përmbyturit. 200 pako janë dhënë në ndihmë sipas listës së përcaktuar nga vetë banorët. PD akuzoi qeverinë për mos menaxhimin e situatës dhe u bëri thirrje qytetarëve të Vlorës të angazhohen për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama në rrjetin social "facebook."

"Përshendetje për çdo ndihmë simbolike që PD po jep para kamerave dhe neveri për vazhdimin e avazit vulgar të propagandës boshe antiqeveri'- shkruan kreu i qeverisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Koncensioni për Parkingjet Private? Do ta mendojmë pas 5 vjetësh
Bashkia e Tiranës/ Ristani: Basha të fokusohet tek partia »
Article Logic
Execution time: 0.025100946426392
array(1) { ["section"]=> string(65) "basha-ne-fier-pd-e-vlores-shpendan-ndihma-per-te-permbyturit-2294" }