Basha në fshatin Murqin: Qeveria ka vjedhur 1 miliardë euro e qytetarët vuajnë për bukën e gojës!

Publikuar tek: politike, më 11:15 06-03-2016 Basha në fshatin Murqin: Qeveria ka vjedhur 1 miliardë euro e qytetarët vuajnë për bukën e gojës!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka vizituar fshatin Murqin, i cili ndodhet 23 km larg Tiranës për të biseduar me banorët e zonës për problemet e tyre. Pas vizitës tij në Murqin, Basha ka postuar dy foto duke shkruar se “qeveria vazhdon të marrë borxh dhe të vjedh paratë e qytetarëve. 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit kaluar e qytetarët vuajnë për bukën e gojës”.

“Murqin, fshati i braktisur nga qeveria

Ndonëse është 23 km larg nga Tirana, askush nuk i sheh dhe dëgjon problemet e banorëve të këtij fshati. Banorët thonë se fshati përmbytet 5 herë në vit. Asnjë fadromë nuk është parë në 3 vjet për të pastruar kanalet kulluese. Gjovalini, një prej banorëve të Muriqinit thotë se ka tetë pjesëtarë në familjen e tij dhe jeton me 150 mijë lekë të vjetra në muaj pension. Si Gjovalini janë me dhjetëra familje të këtij fshati. Prodhojmë misrin me 350 lekë dhe e shesim me 300 lekë, thonë banorët. Ndonëse kërkojnë edhe qindarkën e fundit të energjisë asnjë investim s’kanë bërë.

“Lekët? Për 2 km tel dritash i kemi mbledh vetë se asnjë investim nuk ka bërë nga OSHEE dhe faturat vijnë deri 9 milionë lekë”-tha një banor.

Investime në infrastrukturë, kanalet kulluese dhe mbështetje për bujqësinë ishin kërkesat e banorëve. Situata kudo po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa qeveria vazhdon të marrë borxh dhe të vjedh paratë e qytetarëve. 1.1 miliardë euro ka marrë borxh dhe sot nuk kanë asnjë investim publik. 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit kaluar e qytetarët vuajnë për bukën e gojës”, ka shkruar Basha në faqen e tin në facebook. 

1lulzimbasha

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Statuti i ri i PS, zbardhet drafti, si do zgjidhet kryetari i ri dhe ndryshimet brenda partisë
Blend Fevziu sqaron arsyet se pse nuk e ka uruar Hashim Thaçin për zgjedhjen si President »
Article Logic
Execution time: 0.015926122665405
array(1) { ["section"]=> string(101) "basha-ne-fshatin-murqin-qeveria-ka-vjedhur-1-miliarde-euro-e-qytetaret-vuajne-per-buken-e-gojes-34356" }