Basha në Fushë-Krujë: Kandidatët e ardhshëm t’i mbajnë derën hapur qytetarëve

Publikuar tek: politike, më 12:58 10-04-2015 Basha në Fushë-Krujë: Kandidatët e ardhshëm t’i mbajnë derën hapur qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur sot në qytetin e Krujës në një takim me qytetarët. “Me qytetarët e Krujës, ku halli ka shkuar ku nuk mban më, qytetarët vuajnë për bukën e gojës dhe sipërmarrja ështe në kufijtë e mbijetesës”, është shprehur Basha pas takimit me qytetarët.

Në vazhdim Basha ka vizituar edhe qytetin e Fushë-Krujës ku ka dëgjuar shqetësimet e tregtarëve. “Na vjedhin dyqanet por policia vjen me vonesë. Policia na thotë se nuk ka naftë”, i kanë thënë tregtarët Bashës. Sipas kreut të PD-së naftën e marrin kriminelët, ndërsa ujin e mban policia.

Basha është shprehur në profilin e tij Facebook se asnjë kandidat i PD dhe aleatëve të saj nuk do të kandidojë pa nënshkruar një kontratë me 3 pika për qytetarët. “Asnjë kandidat i Partisë Demokratike dhe aleatëve nuk do të konfirmohet pa nënshkruar kontratën me 3 pika me qytetarët. 1-Të mos ketë rekorde kriminale; 2- Nuk do të rrisë asnjë asnjë takse për katër vitet e ardhshme por ti ulë në maksimumin që i jep ligji; 3 - Të zotohet se dera e tij ose e saj do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët, hallet dhe problemet e tyre”, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku: Mazhoranca refuzoi PD për uljen e çmimit të energjisë dhe karburantit
Mziu për rikandidimin në Kamëz: Vijon partneriteti me qytetarët, vota nga të majtët dhe të djathtët »
Article Logic
Execution time: 0.018486022949219
array(1) { ["section"]=> string(81) "basha-ne-fushe-kruje-kandidatet-e-ardhshem-t-i-mbajne-deren-hapur-qytetareve-8355" }