Basha në Gjermani, njofton zyrtarët për skandalin “Doshi” në politikën shqiptare

Publikuar tek: politike, më 14:16 17-03-2015 Basha në Gjermani, njofton zyrtarët për skandalin “Doshi” në politikën shqiptare Kreu i PD Lulzim Basha ne takimet e tij ne Gjermani, me zyrtare te qeverise se Merkel

Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Berlinit ku ka njohur zyrtarët e qeverisë së Merkelit mbi situatën më të fundit politike që po ndodh në Shqipëri. Kreu i opozitës shqiptare, ka informuar këshilltarin e zonjës Merkel por edhe zyrtarë të tjerë mbi akuzën e një deputeti të kuvendit, se kryetari i Kuvendit ka dashur ta vrasë. 

Lulzim Basha u ka deklaruar zyrtarëve gjermanë se maxhoranca po përpiqet me çdo kusht të pengojë hetimin, për një çështje të mprehtë, madje më delikaten e 25 viteve demokraci të vendit.

Basha i informoi zyrtarët gjermanë për kërkesën e opozitës mbi dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta në mënyrë që prokuroria të vazhdojë hetimin për çështjen.

Dekonspirimi i dëshmive, shantazh ndaj dëshmitarëve, janë të tjera akuza që Basha ka renditur për këtë proces. Megjithatë, zyra e shtypit e PD nuk bën të ditur qëndrimin që kanë mbajtur zyrtarët gjermanë për akuzat dhe kërkesat e opozitës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bumçi: Komisioni europian, asnjë shpresë për hapjen e negociatave
FRPD, sërish protestë para Kryesisë së Kuvendit: "Meta ik". Reagon Balla »
Article Logic
Execution time: 0.032498121261597
array(1) { ["section"]=> string(82) "basha-ne-gjermani-njofton-zyrtaret-per-skandalin-doshi-ne-politiken-shqiptare-6152" }