Basha në Gjirokastër: Treshja Rama-Meta-Tavo kanë prioritet kërcënimet ndaj qytetarëve

Publikuar tek: politike, më 17:58 14-06-2015 Basha në Gjirokastër: Treshja Rama-Meta-Tavo kanë prioritet kërcënimet ndaj qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Gjirokastrës nga ku i bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatin e djathtë, Igli Kokalarin. Basha tha se dyshja Rama-Meta nuk ofrojnë asgjë për qytetarët përveç lakut në fyt, presionit dhe kërcënimeve.

“Ju do të vendosni të lirë nga presionet, gjobat dhe tentativat për t’ju blerë me lëmoshë. Kjo nuk ka për të ndodhur pasi gjirokastritët janë të bashkuar si asnjëherë tjetër”, tha Basha.

Kreu i PD-së tha se kandidati i djathtë Kokalari, do të investojë për punësimin, uljen e çmimeve dhe mbështetjen e fermerëve. “Oferta jonë është oferta e mbështetjes së rinisë, e uljes së taksave dhe të çmimit të dritave. Prandaj çuam propozimet tona në Parlament për heqjen e TVSH-sëpër ushqimet, për lëndët e para bujqësore. Por Rama dhe Meta votuan kundër në Parlament e nuk dhanë asnjë argument pse votuan kundër propozimit për uljen e çmimit të bukës, të vajit. Por ne e dimë pse votuan kundër, sepse nuk iu interesojnë hallet tuaja”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luan Rama i përgjigjet Patozit me një letër tjetër të hapur: Jam gati të denoncojmë bashkë në Prokurori çdo provë
Halim Kosova mbyll fushatën: Paratë e Bashkisë do jenë pasuria tuaj, mirupafshim në festën e madhe »
Article Logic
Execution time: 0.029422998428345
array(1) { ["section"]=> string(91) "basha-ne-gjirokaster-treshja-rama-meta-tavo-kane-prioritet-kercenimet-ndaj-qytetareve-13565" }