Basha në Malësinë e Madhe: Këtu nuk fryu era e Rilindjes, por e mortit

Publikuar tek: politike, më 08:51 12-06-2015 Basha në Malësinë e Madhe: Këtu nuk fryu era e Rilindjes, por e mortit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e  takimeve elektorale në Malësi të Madhe.Ai ka vijuar sulmet ndaj maxhorancës, duke u shprehur i bindur në fitoren e 21 qershorit.

“Ky bashkim i madh i shqiptarëve nga veriu në jug është dëshmia më e madhe e vullnetit të zgjedhësve për të ndalur këtë të keqe që ka mbërthyer vendin, ka varfëruar shqiptarët, ka vrarë shpresën.  Era e ashtuquajtur e rilindjes, era e mortit siç i thonë sot anembanë vendit, erdhi në Malësi para dy vitesh, i varfëroi si asnjëherë tjetër qytetarët, njerëzit, familjet, Malësinë, vendin, ju versul dinjitetit, gjësë më të shtrenjtë që ka shqiptari”,  Basha duke theksuar 21 qershori është ora e llogaridhënies e kësaj mazhorance në Malësi të Madhe dhe kudo në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se mazhoranca kërkon t’i ikë përgjegjësisë për gjendjen e krijuar, ti ike llogaridhënies për mosmbajtjen e asnjë premtimi të dhënë. 

“Me votën tonë, me votën tuaj ne do të heqim lakun nga fyti i familjeve që vuajnë nën shtrëngesën ekonomike. Me votën tonë, me votën tuaj do t’ju themi Paulinit, skotës së tij por edhe qeverisë në Tiranë se zotër të Malësisë së Madhe janë banorët e Malësisë së Madhe dhe askush tjetër. Nuk e dorëzojmë pushtetin vendor, nuk e zhdukim pushtetin vendor por do të krijojmë një pol fuqie qytetare për të çuar në drejtimin e duhur, për të ndalur të keqen dhe për ti hapur rrugën zhvillimit, punës dhe dinjitetit” , u shpreh Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS feston 24 vjetorin, Rama: Respekt për ata që e krijuan dhe kujdo që e votoi
Duma: Durrësi është Roma e Shqipërisë, por u muros në beton »
Article Logic
Execution time: 0.28807616233826
array(1) { ["section"]=> string(74) "basha-ne-malesine-e-madhe-ketu-nuk-fryu-era-e-rilindjes-por-e-mortit-13358" }