Basha në Prokurori, Kryemadhi: Askush s’do mbetet pa u ndëshkuar. Luftë pa kompromis ndaj kriminalizimit dhe veglave të pushtetit

Publikuar tek: politike, më 16:00 12-10-2018 Basha në Prokurori, Kryemadhi: Askush s’do mbetet pa u ndëshkuar. Luftë pa kompromis ndaj kriminalizimit dhe veglave të pushtetit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e quan “shenja e fundit që ky pushtet ka rënë”, thirrjen e Lulzim Bashës në Prokurori për “çështjen Xhisiela”.

Kryemadhi paralajmëron ndëshkimin e veglave të pushtetit për veprat e tyre kriminale dhe thotë se lufta e opozitës do të jetë pa kompromis kundër kriminalizimit të pushtetit.

Reagimi i plotë i Kryemadhit në rrjetet sociale:

Në kohën kur krimi është shtrirë në çdo segment të qeverisë së Rilindjes, prokuroria thërret për të dëshmuar kryetarin e Opozitës.

Në kohën kur kryetari i grupit parlamentar të PS është dukshëm dhe faktueshëm i përfshirë në afera kriminale, Arta Marku dhe Donika Prela, në shurdhësi dhe verbëri kriminale zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, duke shënuar fundin e një shteti normal dhe duke firmosur regjimin kriminal dhe të diktaturës mafioze të tij.

Ky i fundit, edhe pse në krye të prokurorisë ka kukullat e veta, sërish nuk paraqitet për t’u përballur me akuzat dhe denoncimet që opozita ka dorëzuar për të. Sepse Edi Rama i frikësohet jo vetëm padive të opozitës në prokurori, por edhe vetë atyre që ka emëruar atje.

Sepse asnjë shërbëtor, sado i bindur, nuk mund ta mbrojë më frymëzuesin dhe zbatuesin e kriminalitetit që po mbyt çdo strukturë funksionale të shtetit.

Vajtja e sotme e kryetarit të Opozitës në prokurori është shenja e fundit e qartë se ky pushtet ka rënë!

Frika që i ka pushtuar tashmë nuk njeh më asnjë barrierë ligjore.

Dhe për këtë, përgjegjësi do të mbajnë të gjithë ata që sot drejtojnë policinë dhe prokurorinë me porositë e Edi Ramës dhe të vasalëve të tij.

Askush mos të mendojë dhe shpresojë se shërbimi antiligjor që po iu bëhet personave të veshur me pushtet politik dhe që mbajnë përgjegjësi direkte për vepra kriminale do të mbetet pa u ndëshkuar.

Banditët dhe pushtetarët që iu shërbejnë atyre janë njësoj përgjegjës me ata që fshehin dhe shtrembërojnë prova, apo më keq akoma, shkelin ligjin për ti shërbyer pushtetit.

Opozita e ka të qartë aksionin e saj për çrrënjosjen e krimit dhe bandave nga drejtimi i shtetit.

Askush në botën e qytetëruar dhe në mes të Europës nuk mund ta mbajë gjatë pushtetin duke përdorur mafian dhe pushtetin e pakufizuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Kam qenë gjimnazistja më e mirë në Shqipëri’, Shehaj i kthehet keq Spiropalit: Moj zonjë, më thuaj çfarë pune ke bërë (VIDEO)
Manjani reagon për paketën e Ramës: Shpifësi numër 1 dhunon lirinë e fjalës »
Article Logic
Execution time: 0.0045139789581299
array(1) { ["section"]=> string(133) "basha-ne-prokurori-kryemadhi-askush-s-do-mbetet-pa-u-ndeshkuar-lufte-pa-kompromis-ndaj-kriminalizimit-dhe-veglave-te-pushtetit-137580" }