Basha në samitin e PPE: Trafikantët e drogës kanë kapur Kuvendin

Publikuar tek: politike, më 15:43 22-10-2015 Basha në samitin e PPE: Trafikantët e drogës kanë kapur Kuvendin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori sot pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane ku u diskutua edhe situata në Ballkan.

Në njoftimin e PD-së, thuhet se Basha ka shprehur shqetësimet për situatën e jashtëzakonshme që po kalon vendi ku trafikantët e drogës dhe të qenieve njerëzore kanë vënë nën kontroll Parlamentin, qeverinë dhe një pjesë të pushtetit vendor. Kryetari i Partisë Demokratike tha se korrupsioni ka arritur nivele alarmante dhe se paratë e qytetarëve po grabiten çdo ditë nga pushtetarët përmes tenderëve korruptivë.

“Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe oligarkët e lidhur me pushtetarët, përqendrimi i pushtetit dhe pasurive publike në pak duar kanë sjellë një situatë të rëndë ekonomike në Shqipëri, pasiguri dhe krizë ekonomike, tha Basha në fjalën e tij.

Gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e PPE-ve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua dhe bisedoi me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, presidentin e Komisionit Europian Jan Claud Junker, me Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn , kreun e Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred Ëeber kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy, me kryeministrin e Norvegjise Erna Solberg me kryeministrin e Bullgarisë Boiko Borisov, zv/kryetarin e Parlamentit Europian Antonio Tajani, europarlamentarë David Mc Allister ,presidentin e PPE Joseph Daul me sekretarin e Përgjithshëm Antonio Lopez-Isturiz, etj.

“Vota e lirë u cenua rëndë në zgjedhjet e pushtetit lokal ku siç vihet re dhe raporti I OSBE/ODIHR-it zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të ndershme. Krimi i organizuar që ka kapur shtetin ka pasoja tejet të rënda për ekonominë duke sjelle një rritje të madhe të azilkërkuesve duke u afruar me azilkërkuesit sirianë që po ikin nga lufta”, ka thënë Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KLSH letër Metës pas auditimit në MEI: Të ngrihet komision ekspertësh, janë dëmtuar interesat e shtetit shqiptar
Meta, Tahiri dhe Gjosha takim me Fleckenstein: Reforma në drejtësi thelbësore »
Article Logic
Execution time: 0.012444972991943
array(1) { ["section"]=> string(69) "basha-ne-samitin-e-ppe-trafikantet-e-droges-kane-kapur-kuvendin-23734" }