Basha në SHBA, rikthen “Podesta Group” te Partia Demokratike (Kontrata)

Publikuar tek: politike, më 13:00 16-03-2016 Basha në SHBA, rikthen “Podesta Group” te Partia Demokratike (Kontrata)

Vizita e kreut të Partisë Demokratike Shqiptare, Lulzim Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka koinciduar me një lajm në mediat amerikane ku njoftohet për nënshkrimin e një kontrate mes kompanisë së lobimit “Podesta Group” dhe PD-së.

Sipas medias amerikane, Partia Demorkatike e Shqipërisë ka punësuar një nga kompanitë më të mëdha të marrëdhënieve me publikun, “Podesta Group”, në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkaura dhe për të lehtësuar dialogun me degën ekzekutive të qeverisë, si dhe anëtarët e Kongresit.

Podesta do të këshillojë Partinë Demokratike për politikat përkatëse dhe aktivitetet e kongresit Amerikan, do kërkojë dhe analizojë çështje me rëndësi dhe ndoshta do të organizojë takime mes zyrtarëve të ekzekutivit amerikan dhe antëtarëve të Kongresit. Kontratën e ka nënshkruar Anthony Podesta ndërsa nuk bëhet e ditur kohëzgjatja dhe pagesa e kontratës.

Partia Socialiste ka lëshuar shpesh akuza të forta për faturat e kontratave miliona euro që qeveria e mëparshme kishte lidhur me gjigandët amerikan të lobimit, “Podesta Group” dhe “Patton Boggs” për t’i përdorur, sipas tyre në lobim dhe fushata denigruese kundër qeverisë “Rama”. /Newsbomb.al/

ppp1.jpg

ppp2.jpg

ppp3.jpg

ppp4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për kë e ka këtë shprehje thumbuese Pandeli Majko?
Venecia ndryshon papritur opinionin përfundimtar, bien disa nga shqetësimet e opozitës »
Article Logic
Execution time: 0.023919820785522
array(1) { ["section"]=> string(72) "basha-ne-shba-rikthen-podesta-group-te-partia-demokratike-kontrata-35183" }