Basha në Shkodër: Rama-Meta ujq qimendëruar e zakon paharruar

Publikuar tek: politike, më 10:54 02-04-2015 Basha në Shkodër: Rama-Meta ujq qimendëruar e zakon paharruar Nga protestat e mëparëshme të PD

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër ku është zhvilluar një protestë e paralajmëruar kundër qeverisjes së maxhorancës e cila sipas PD Shkodër ka sjellë varfëri, papunësi e kriminalitet. Basha nga Shkodra sulmoi kryeministrin Rama e kreun e LSI Meta për qeverisjen e tyre duke i quajtur metaforikisht “ujq-qimendëruar e zakon paharruar”. Në protestë Basha nuk shoqërohej nga deputetja Jozefina Topalli e cila sot zgjodhi të ishte në Parlament për votimin e deputetit Frroku.

“Ideologjia në sistem, krimi në sistem, korrupsioni në sistëm, kjo është trajektorja . Vetëm mjetet i kanë ndryshuar në përshtatje me kohën. Sundimi është qëllimi. Ata nuk e kanë mësuar se qeverisja e popullit për popullin, me popullin  nuk është parrullë është llogaridhënie, transparencë, se janë qytetarët ata që kontrollojnë qeverisjen dhe jo qeverisja që kontrollon qytetarët. Rama-Meta janë ujq qime ndërruar por zakon paharruar, ne nuk e shkoqisim më çorbën e prishur Rama-Meta. Nga ju kam marrë bekimin e frymëzimin, kemi folur me zemër të hapur për problemet, për vuajtjet, për shpresat, për zgjedhjet , për rrugët e reja", citoi Basha.

Më tej Basha pyeti në mënyrë retorike qytetarët se çfarë u kishte sjellë kjo qeverisje.

"Çfarë i sollën Shkodrës në këto 2 vite Rama-Meta? A i sollën, punësim, shëndetësi, rend e siguri?! Asgjë nuk sollën, rritën çmimin e energjisë, rritën çmimin e karburantëve, nuk hapën vende pune por i flakën të punësuarit në rrugë. Dyshja Rama-Meta pasurohen në kurriz të qytetarëve. Kanë sjellë varfëri të madhe në Shkodër, kanë sjellë papunësi, kanë sjellë krim në Shkodër. Kjo nuk ishte zgjedhja juaj, ishte paja e Edi Ramës e Ilir Metës”, u shpreh në fjalën e tij kreu i PD Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani-deputetëve: Po zhvillohet një seancë alla-Kadri Hazbiu
Nishani-Ivanovit: Mbështetje për NATO-n, të shmangim tensionet etnike në Maqedoni »
Article Logic
Execution time: 0.029488086700439
array(1) { ["section"]=> string(65) "basha-ne-shkoder-rama-meta-ujq-qimenderuar-e-zakon-paharruar-7620" }