Basha nga Astiri: Mbështesim protestat, Rama do t’i nxjerrë banorët jashtë në mes të dimrit

Publikuar tek: politike, më 17:11 06-12-2018 Basha nga Astiri: Mbështesim protestat, Rama do t’i nxjerrë banorët jashtë në mes të dimrit

Ka nisur sërish protesta e banorëve të Astirit mbrëmjen e sotme për të 33-ën ditë.

Në përkrahje të protestuesve kanë shkuar edhe përfaqësues të opozitës dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat, Basha mbështeti protestat e banorëve dhe atë të studentëve.

'Merremi pak me gjërat e rëndësishme shikoni çfarë po ndodh kemi protestën te Unaza që duan ti nxjerrin nga shtëpitë para dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar  me video dhe më zë që nuk do i prishim. Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar ku duan të prishin një vepër arti, për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro. Dhe kemi protestën e studenteve që duan të vjedhin vit pas viti tarifa. Çfarë i bashkon këto protesta një qeveri që ka vetëm grabitjen.

Motivi që i bashkon është vetëm grabitja. Ketu te unaza e re ka një aferë të konsiderueshme korruptive. Ajo që ka ndodhur sot nga protesta e studenteve është një stepje, se i është prishur rehatia, qetësia se duan të vjedhin në heshtje. Çfarë ndodh kur prishet qetësia? Vahzdojnë sulmojnë protestuesit', tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e studentëve, Tabaku: Fajin e ka Reforma në Arsim, Rama e Nikolla u zotuan të ulin tarifat, por...
Protesta edhe për kushtet skandaloze, Rama publikon PROJEKTIN 3D: Do ndryshojmë rrënjësisht Qytetin Studenti »
Article Logic
Execution time: 0.0041248798370361
array(1) { ["section"]=> string(96) "basha-nga-astiri-mbeshtesim-protestat-rama-do-t-i-nxjerre-banoret-jashte-ne-mes-te-dimrit-144166" }