Basha nga Fieri: Ju prezantoj ofertën tonë

Publikuar tek: politike, më 12:12 04-04-2016 Basha nga Fieri: Ju prezantoj ofertën tonë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me qytetarë dhe tregtarë të Fierit. Nga aty, Basha ka prezantuar ofertën e PD që sipas tij do jetë “ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë, falje të kamatëvonesave dhe kthimin tek qytetarët përmes investimeve të parave”.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ndryshimi duhet të nisë me largimin e kësaj qeverie.

“Kam ardhur t’ju them qytetarëve të Fierit e prej Fierit mbarë Shqipërisë se largimi nga Shqipëria apo rënia në dëshpërim nuk janë rruga e vetme.

Ka një shpresë dhe një rrugë tjetër të cilën mund ta përshkojmë të gjithë së bashku dhe kjo është rruga e uljes së taksave, e uljes së faturave të energjisë me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë në xhepat e tyre. Kjo është rruga e rritjes së investimeve publike, e një portofoli të madh të investimeve publike anembanë vendit që do të krijojë më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira.

Çelësi i programit tonë, kyçi i ofertës së Partisë Demokratike për të nesërmen është ky: paratë që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve t’ia kthejmë qytetarëve përmes investimeve publike, infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, në kopshte, në çerdhe, në ujësjellës, në vaditje, në subvencionime për bujqësinë. Dhe nga ana tjetër të ulim taksat me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë për të shpenzuar për veten e tyre dhe familjet e tyre”, tha Basha.

Prononcimi i kryetarit të Partisë Demokratike pas bashkëbisedimit me tregtarët e Fierit.

“Në raport me dy muaj më parë, katër muaj më parë, një vit më parë, dy vite më parë pa përjashtim qytetarët që kam takuar dhe pyetur kanë thënë me fakte nga jeta e tyre e përditshme se gjendja është përkeqësuar dhe vazhdon të përkeqësohet, se fuqia blerëse e fierakëve vazhdon të bjerë, se taksat janë rritur, fatura e energjisë është rritur. Shëndetësia nuk jep shërbimet minimale, nuk ka garza dhe jod, më tha një qytetare.

Dyqani i mishit është kthyer në një dyqan ekzotik, ku xhiroja është 3 -4 herë më e ulët se një apo dy vjet më parë. Pra, gjendja ekonomike e fierakëve, sikundër e të gjithë shqiptarëve është në përkeqësim të thellë.

E sotmja është më e keqe se e djeshmja dhe këto janë fakte  të cilat Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk mund ti fabrikojnë. Këto përcillen ditë për ditë nga jeta e qytetarëve pa truke, pa propagandë, pa trushplarje.

Këto janë faktet që Edi Rama duhet t’i njohë por refuzon t’i njohë sepse ai jeton brenda një flluske ku gjërat ecin gjithnjë e më mirë. Në fakt gjërat gjithnjë e më mirë ecin për Edi Ramën dhe për Koço Kokëdhimën dhe për një grusht oligarkësh të cilët duke marrë, shpërdoruar, vjedhur miliarda-miliarda lekë në vit nga paratë e taksapaguesve shqiptarë janë përgjegjës për faktin që sot ka më pak lekë, ka taksa më të larta, rroga më të ulëta dhe papunësi më të madhe.

Unë nuk kam ardhur vetëm të pyes se si është gjendja, sepse si është gjendja e shohim ditë për ditë. Por kam ardhur t’ju them qytetarëve të Fierit e prej Fierit mbarë Shqipërisë se largimi nga Shqipëria apo rënia në dëshpërim nuk janë rruga e vetme.

Ka një shpresë dhe një rrugë tjetër të cilën mund ta përshkojmë të gjithë së bashku dhe kjo është rruga e uljes së taksave, e uljes së faturave të energjisë me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë në xhepat e tyre. Kjo është rruga e rritjes së investimeve publike, e një portofoli të madh të investimeve publike anembanë vendit që do të krijojë më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira.

Çelësi i programit tonë, kyçi i ofertës së Partisë Demokratike për të nesërmen është ky: paratë që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve t’ia kthejmë qytetarëve përmes investimeve publike, infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, në kopshte, në çerdhe, në ujësjellës, në vaditje, në subvencionime për bujqësinë. Dhe nga ana tjetër të ulim taksat me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë për të shpenzuar për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Të fillojë dhe të rifillojë qarkullimi i lekut, të ringrihet ekonomia bazuar mbi parime të shëndosha ku parimi numër një është largimi i, kësaj klike të korruptuar, kësaj kuçedre të parave të shqiptarëve e cila kërkon gjithçka për vete dhe asgjë për qytetarët”

 ​

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama falenderon me zemër Brisida Shehajn dhe Pranvera Fagun: Arkëtuam afro 100 milionë dollarë në 3 muaj
Ja kush është doktoresha e preferuar e Erion Veliajt »
Article Logic
Execution time: 0.018220901489258
array(1) { ["section"]=> string(47) "basha-nga-fieri-ju-prezantoj-oferten-tone-36786" }