Basha nis nga Lushnja turin e takimeve me qytetarët: Opozita nuk bën pazare me dyshen Rama-Meta

Publikuar tek: politike, më 10:05 06-10-2015 Basha nis nga Lushnja turin e takimeve me qytetarët: Opozita nuk bën pazare me dyshen Rama-Meta Foto ilustruese

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur sot në qytetin e Lushnjes takimin me qytetarët shqiptarë në të gjithë vendin.

Ai u takua me biznesmenë e tregtarë të qytetit dhe fshatit, ndërsa ka deklaruar se me mendimet e tyre dhe të partnerëve të djathtë europianë, opozita do të kompletojë në një kohë të shpejtë atë që e ka cilësuar si programin e qeverisjes që meritojnë shqiptarët. Duke u ndalur tek situata e krijuar në vend, Basha tha se “prej disa muajsh Tirana politike po thur intriga”, ndërsa mohoi “bërjen e pazareve të PD me dyshen Rama-Meta.

“Prej disa muajsh Tirana politike po thur intriga. Vendi është në depresion, pasi po dalin pazaret me miliona euro. Por opozita nuk shitet, nuk bën pazare me dyshen Rama- Meta”, tha Basha. Duke folur për riorganizimin e strukturave, Basha bëri të ditur se PD-ja është e vendosur të arrijë përmirësime në nivel organizativ, duke nxjerrë edhe mësime. Kryeopozitari tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PD do shkojë e fuqizuar edhe me një program që do e nxjerrë vendin nga kriza që e ka futur qeverisja “Rama-Meta”.

“Pas konkluzioneve që janë nxjerrë dhe po nxirren në çdo degë sa u përket rezultateve të 21 qershorit, ku pavarësisht dënimit të merituar të farsës zgjedhore të 21 qershorit nga institucionet ndërkombëtare, PD dhe unë personalisht jemi të vendosur të nxjerrim mësimet tona, me qëllim përmirësimin në nivel organizativ të strukturës nga seksioni në qendër dhe përgatitjen e fuqishme për përballjen e ardhshme politike, zgjedhjet parlamentare në të cilat PD do të shkojë si një parti e fuqizuar në numrin e anëtarëve, ndjekësve, e të rinjve dhe të rejave, grave dhe burrave. Do vijë me një program e ofertë bindëse për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza që e ka zhytur papërgjegjshmëria e Edi Ramës dhe Ilir Metës”, deklaroi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet mbledhja e Ramës me deputetët, ja çfarë tha për ndryshimet në qeveri
“Doni më për Belulin?” Rama nuk kursen batutat me amerikanët: Edhe kur japin pak para i bëjnë të duken shumë »
Article Logic
Execution time: 0.022255897521973
array(1) { ["section"]=> string(100) "basha-nis-nga-lushnja-turin-e-takimeve-me-qytetaret-opozita-nuk-ben-pazare-me-dyshen-rama-meta-22452" }