Basha: Një popull i tërë i goditur në palcë, Rama i trembet transparencës

Publikuar tek: politike, më 13:54 05-12-2015 Basha: Një popull i tërë i goditur në palcë, Rama i trembet transparencës

‘’Dje ndaluan hetimit por s’do ndalin të vërtetën’’, tha sot kreu i PD-së Lulzim Basha, duke komentuar çështjen CEZ dhe ‘’shpalljen e Edi Ramës si të pahetueshëm’’

“Mbrëmë Edi Rama e shpalli veten të pahetueshëm në aferën më të madhe korruptive, CEZ. Me forcën arbitrare në Kuvend, kryeministri mori mbi vete një tjetër arbitraritet, kur ndaloi hetimet për këtë çështje.

Standardi: Ligji vlen për këdo, përvecse për Edi Ramën. Nga dje vjedhja e shekullit është kthyer në shembullin më ulëritës të padrejtësisë në vend. 600 milionë euro janë zhdukur, janë vjedhur. Që përmban klauzolat e vete edhe parashikimin ligjor që të mos hetohet nga Prokuroria.

Edi Rama I trembet transparencës, të vërtetës. Dje ndau shapin nga sheqeri.

Mbrëmë Edi Rama dhe Ilir Meta miratuan dispozita për të dënuar me burg sipërmarrësit e vegjël, familjarë, fermerë apo të mëdhenj të cilët nuk japin dhe marrin kuponin.

Është një popull i tërë i goditur në palcë nga varfëria, korrupsioni dhe I rrethuar nga një grup njerëzish që u janë vërsulur pasurive të tyre publike, tenderave, prokurimeve, grabitjes së doganave dhe tatimeve shqiptare.

Ne do ta kundërshtojmë parashikimin për burg që votuan dje hajdutët më të mëdhenj të historisë”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama nga Berati në Kukës e bën një punë…Shkruan mirë ‘’Çfarë’’ (FOTOT)
Duncan Norman, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537
array(1) { ["section"]=> string(77) "basha-nje-popull-i-tere-i-goditur-ne-palce-rama-i-trembet-transparences-27025" }