Basha: Nuk bëjmë koalicion me LSI, të shkojë në opozitë për të paguar faturën

Publikuar tek: politike, më 22:41 05-02-2016 Basha: Nuk bëjmë koalicion me LSI, të shkojë në opozitë për të paguar faturën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mohuar se ekzistojnë një mundësi se forca e tij politike të hyjë në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, në rast se kjo e fundit largohet nga mazhoranca aktuale.

Gjatë një interviste në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Basha theksoi se LSI ashtu si PS duhet të kalojë në opozitë pas zgjedhjeve të parakohshme për të paguar faturën e kësaj situate në të cilën ndodhet vendi sot.

“Ne nuk bëjmë koalicion me LSI, sepse LSI dhe PS janë përgjegjëse për gjendjen aktuale, ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme që t’u japim zgjidhje njerëzve. Partia Demokratike e ka zgjedhur koalicionin e saj dhe do e zgjerojë atë me parti të tjera opozitare me këtë qeveri. Ne do të ndërtojmë një koalicion të madh dhe LSI nuk është pjesë e tij. Ata të shkojnë në opozitë për të paguar kostot e faturës për gjendjen në të cilën ndodhet vendi”, deklaroi kreu i opozitës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Izet Haxhia paralajmëron Berishën: Nëse bëhem vrasës, preja e parë do jesh ti
Rama i shtron ‘darkë vëllazërore’ Thaçit përpara vizitës së Kerryt »
Article Logic
Execution time: 0.019804954528809
array(1) { ["section"]=> string(81) "basha-nuk-bejme-koalicion-me-lsi-te-shkoje-ne-opozite-per-te-paguar-faturen-31862" }