Basha: Nuk më intereson kush i prish gjumin Berishës, vendimet në PD i marr unë

Publikuar tek: politike, më 23:44 10-12-2015 Basha: Nuk më intereson kush i prish gjumin Berishës, vendimet në PD i marr unë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, përballë një paneli me gazetarë, ka folur edhe për raportin e tij me ish-kryetarin Sali Berisha.

Basha ka theksuar se në PD vendimet merren me përgjegjësi të plotë vetëm prej tij dhe askujt tjetër.

 “Kush i prish gjumin Sali Berisha është punë e tij. Raportim im me të është raporti me liderin historik të së djathtës, raporti me njeriun që nxorri Shqipërinë nga izolimi, dhe që dha aktin vullnetar të largimit me dëshirë nga drejtimi i Partisë Demokratike. Vendimet në Partinë Demokratike i merr në përgjegjësi të plotë, i biri i Xhelal Bashës, Lulzim Basha”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma, Ruçi i përgjigjet Metës: Zgjidhje edhe nga OSBE e Venecia
Dekorimet e ish hetuesve, Kodheli: Unë nuk e dija fare kush ishin. Repishti: Ministrja të dorëhiqet »
Article Logic
Execution time: 0.17364501953125
array(1) { ["section"]=> string(83) "basha-nuk-me-intereson-kush-i-prish-gjumin-berishes-vendimet-ne-pd-i-marr-une-27475" }