Basha nuk rikandidon: Kandidati t’i përkushtohet Tiranës me kohë të plotë, unë do drejtoj PD

Publikuar tek: politike, më 10:11 31-03-2015 Basha nuk rikandidon: Kandidati t’i përkushtohet Tiranës me kohë të plotë, unë do drejtoj PD Lulzim Basha

Zyrtarisht Lulzim Basha nuk do kandidojë për bashkinë e Tiranës. Paralajmëruar ditë më parë edhe nga ish-kreu i PD-së Sali Berisha, Basha ka deklaruar sot se nuk do të rikandidojë më për Tiranën por do të drejtojë PD-së në fushatë elektorale, fshat më fshat, qytet më qytet e lagje më lagje.

“Katër vjet më parë kur u përballa me Ramën për bashkinë kam shprehur një bindje publike se kryetari i opozitës nuk duhet të rikandidojë për kryebashkiak të qytetit. E kam thënë është bvindja ime, i qëndroj, është fjala ime dhe nuk i dal fjalës sime. I kam edhe sot për vete këto mendime. Nuk ka në pikëpamjen time asnjë kundërthënie me ato që kam thënë dhe bërë. Unë u zgjodha kryetar i PD në mes të mandatit si kryebashkiak. Ndodhem në të njëjtën pozitë si ai, po në dallim nga ai kam vendosur të mos kandidoj, por të drejtoj opozitën në një beteje lagje më lagje, fshat më fshat, qytet më qytet. Misioni im është të drejtoj opozitën në largimin e qeverisë nga laku në fyt. E kemi mundur në garën për Tiranën do ta mundim përsëri në të gjitha bashkitë.”, deklaroi sot Basha kur ishte duke përuruar një kopësht si kryebashkiak.

Lidhur me kandidaturën e mundshme për Tiranën, Basha nuk ka dhënë detaje, por la të hapur mundësinë e kandidimit të të dyja gjinive, si të një kandidati ashtu edhe të një kandidateje, në varësi edhe të votimit në PD.

“Dua që kandidati i PD t’i përkushtohet me kohë të plotë.’’, ishte i vetmi kusht i Bashës, duke shtuar se kishte bindjen se stafetën do ia dorëzonte kandidatit demokrat. “Bashkë me qytetarët do të dimë t’i japim një përgjigje të merituar atyre që për interesa të tyre vonojnë agjendën e qytetarëve.”, përfundoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka s’kandidon në Durrës? Pse ktheu mendjen Lulzim Basha kur sondazhet e nxjerrin shumë mirë
Rama: Për Tiranën po bëjmë anketime, FRD t’i bashkohet koalicionit tonë »
Article Logic
Execution time: 0.024582147598267
array(1) { ["section"]=> string(95) "basha-nuk-rikandidon-kandidati-t-i-perkushtohet-tiranes-me-kohe-te-plote-une-do-drejtoj-pd-7417" }