Basha nxjerr dokumentat dhe i futet llogarive, Rama shkrihet gazit nga lapsuset: Pusho ti, pusho!!!

Publikuar tek: politike, më 15:48 30-11-2017 Basha nxjerr dokumentat dhe i futet llogarive, Rama shkrihet gazit nga lapsuset: Pusho ti, pusho!!!

Salla e Kuvendit ka shpërthyer në të qeshura ndërsa kreu i PD Lulzim Basha ka lexuar shifrat e dokumenteve të inceneratorëve të cilët sipas tij do kushtojnë 400 milion euro. Por ndërsa lexonte shifrat, Basha bëri disa lapsuse shpejtësie në shumëzim...

 "7 herë 7 bëjnë 42", llogariti Basha dhe Rama shpërtheu në të qeshura nga vendi. 

"Do të të faktoj si gënjeve me letrat e tua që ti i ke sjellë këtu në Parlament, ti nuk e njeh dorëheqjen, ti njeh pushtetin për veten tënde me çdo kosto për Shqipërinë. Ti s’pranon zgjedhje në parti do japësh dorëheqjen si kryeministër. Ti bën referendum që mos zgjidhesh more. Ja ku i ke këtu 228 milion është totali i kontratave. Pra 7 vjet nga 7 milion euro, më fal me dollarë po ta jap, 7 herë 7 bëjnë 42, (salla shpërthen në të qeshura).

Basha: Më fal 7 her 7 bëjnë 49, më fal se pashë 6. A u shkritë ju u shkritë ju se për ju këto janë patate...

(Balla flet nga vendi por nuk dëgjohet)

Basha: 6 herë 6 bëjnë 36. 49+36 bëjnë 95... bëjnë 85, më fal... s’ka rëndësi. I ke këtu 85 milion, te këto të dyja.  30 vjet, dëgjoje dëgjoje ti që i numëron në Rumani (e ka për Ballën). 1 milion, 1 miliard lekë të reja, 10 milion po ti marr... her 30 bëjnë 300. Të kërkoj ndjesë se s’qenkan 400 por 385 milion euro, po ta ul dhe kursin e këmbimit janë 350 milion euro.

Pra fitove ti, do zhvashës 350 milion, dhe për këtë kërkon dorëheqjen time?

luli.png

ramaaaa.png

eedddd.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i përmend Bashës sponsorat e PD-së: Kush përfitoi tendera nga ti kur ishe kryebashkiak, dil dhe thuaje
Basha maratonë replikash me Ramën: Ja çfarë të ka shtyrë të hysh në marrëdhënie me krimin, thonë disa miqtë e tu... »
Article Logic
Execution time: 0.019454002380371
array(1) { ["section"]=> string(100) "basha-nxjerr-dokumentat-dhe-i-futet-llogarive-rama-shkrihet-gazit-nga-lapsuset-pusho-ti-pusho-101367" }