Basha:O Edo sa poshtë ke rënë! Po pse, me mallkime do i marrësh votat e mallakastriotëve dhe shqiptarëve?

Publikuar tek: politike, më 08:35 15-06-2015 Basha:O Edo sa poshtë ke rënë! Po pse, me mallkime do i marrësh votat e mallakastriotëve dhe shqiptarëve?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka konsideruar të ulëta dhe qesharake mallkimet e kryeministrit ndaj qytetarëve. Në takimin elektoral në Mallakastër, zoti Basha tha se pasi Rama –Meta dhe gjithë makineria e tyre dështuan me turp për të trembur popullin me shantazhe, me sondazhe, me pazare, me zarfe, me përçarje, me intriga, me diversion, me dhunë, me kërcënime deri më gotën e ujit, tani kanë nisur me mallkime.

“Shikoni sa qesharak dhe i pashpresë është bërë! Pasi e ka parë se s’i i funksionojnë as premtimet se nuk i beson njeri, as kërcënimet se nuk kërcënon dot një popull ka filluar me mallkime, është bërë si ai qesharaku që thoshte, të zëntë sëmundja po s’më votove mua! O Edo sa poshtë ke rënë! Po pse, me mallkime do i marrësh votat e mallakastriotëve dhe shqiptareve?",- tha Basha

 Kryetari i Partisë Demokratike tha se asgjë nuk e shuan shpresën e qytetarëve dhe nuk mund t’i mposhtë ëndrrat e tyre.

Kryeministri Ramaka folur me tone tw ashpra dje nga Konispoli , pwr ata qw sipas tij po tentojnw tw përçajnë ortodoksët dhe çamët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fasada e Bashkisë së Durrësit mbledh si magnet kundërshtarët. Grida Duma e kritikon, Edi Rama e mburr
Imami në podiumin e Erion Veliajt, thotë se do jetë edhe kryetar i Partisë Socialiste shumë shpejt (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.020039081573486
array(1) { ["section"]=> string(108) "basha-o-edo-sa-poshte-ke-rene-po-pse-me-mallkime-do-i-marresh-votat-e-mallakastrioteve-dhe-shqiptareve-13602" }