Basha: Oligarkët Rama-Meta duan të pasurohen, edhe duke u lidhur me krimin

Publikuar tek: politike, më 15:03 20-02-2015 Basha: Oligarkët  Rama-Meta duan të pasurohen, edhe duke u lidhur me krimin Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përkujtimin e rrëzimit  të bustit të diktatorit Enver Hoxhës ka bërë thirrje për hedhjen poshtë të modelit absolut të ‘’neohoxhistëve Rama-Meta’’. Të cilësuar nga Basha  si ''oligarkë'', sipas tij Rama dhe Meta duan vetëm të pasurohen.

“Kjo datë ndan dy modele dhe dy botë, ne që mësojmë nga demokracitë perëndimore dhe të tjerë që shohin nga lindja. Ka ende nga ata që shikojnë tek modelet e dhunës dhe që frymëzohen nga lindja. Modeli i diktatorit fle në kokat e tyre. Siç thotë Gandi: Veprimet demostrojnë mendimet tona.”, tha Basha në sheshin ‘’Skënderbej’’.

Duke iu referuar Ramës dhe Metës si ‘’oligarkë’’, Basha tha se varet nga opozita nëse do e lejojnë të keqen apo do i vënë kufi

“Hoxhizmi, u kthye në oligarki, që me forcën e parasë të vënë gjithçka, që kanë vetëm një synim të pasurohen, me çdo mjet deri në aleanca me krimin e organizuar, nuk ka rëndësi si jetojnë shqiptarët. Kjo është qeveria Rama-Meta, kjo është oligarkia. Rama-Meta është qeveri neohoxhiste që s’mund të sjellë Enverin, por ka sjellë asfiskimin e ekonomisë, tendecën për eleminimin e opozitës, plaçkitjen, regjimimin e një grushti njerëzish mbi ligjin. Rrezikohet media, prona, puna, shkolla, shteti ligjor dhe demokracia. Rrezikon që t’i kthejë qytetarët në robër. A mund ta kthejnë Shqipërinë nga orientimi Lindor në Perëndim, kjo varet nga ne, nës nuk i vëmë kufi të keqes. Sot duhet të ç’rrënjosim rilindjen e modelit të diktaturës. Koha të hedhim poshtë modelin absolut. Ta çojmë Shqipërinë përfundimisht në Evropë.’’, theksoi Basha.

Në krye të fjalës së tij Basha kujtoi nderimin për studentët, në këtë ngjarje të shënuar.

“Si çdo vit, edhe këtë vit përkujtojmë një ngjarje të shënuar të historisë së re të Shqipërisë. Rrëzuan përmendoren e Enver Hoxhës, simboli i diktaturës më të egër në Evropë. Ne rikujtojmë momentin e rilindjes së vërtetë të Shqipërisë së vitit ’90. Ne nderojmë studentët e dhjetorit që nxorrën para gjyqit modelin Hoxha, që kërcënuan me grevë dhe me heqjen e emrit të Hoxhës, universitetit. Ne nderojmë burrat dhe gratë e 20 shkurtit që dolën në shesh dhe rrëzuan statujën e diktatorit. 23 shkurti tregoi se e hodhëm diktataturën dhe nuk do lejonim kthimin e saj në demokraci. Morën mundimin ta prishin në embrion simbolin e diktaturës. Ky është mësimi.  Nuk u hodh vetëm një shtatore bronzi, por izolimi dhe varfëria sepse Hoxha u mori pronat, lirinë e besimin në Zot.’’, u shpreh kreu i PD-së, Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Tsipras në Greqi? Evropa të gjejë zgjidhje. Kryeministri “kundër” Merkel?
Lame dhe Majko bashkë, takojnë banorët e Njësisë 5 »
Article Logic
Execution time: 0.0044598579406738
array(1) { ["section"]=> string(77) "basha-oligarket-rama-meta-duan-te-pasurohen-edhe-duke-u-lidhur-me-krimin-3964" }