Basha: Papunësia dhe varfëria në rritje, dështim në shëndetësi dhe arsim

Publikuar tek: politike, më 12:59 27-03-2015 Basha: Papunësia dhe varfëria në rritje, dështim në shëndetësi dhe arsim

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano, të cilit i ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e situatës ekonomike në vend.

“Papunësia është në rritje, varfëria po thellohet dhe të gjithë parametrat ekonomikë janë në rënie. Rënia e të ardhurave të shqiptarëve nga njëra anë, dhe rritja e taksave dhe çmimeve nga qeveria Rama-Meta siç bënë me energjine, karburantet etj, janë shkaqet kryesore të thellimit të varfërisë, dobësimit të ekonomisë dhe humbjes së besimit nga konsumatorët”, është shprehur Basha gjatë takimit.

Basha tha se qeveria ka vendosur standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit dhe ka thelluar padrejtësinë sociale duke prishur në mënyrë selektive ndërtimet e pronat e qytetarëve, si dhe duke ndëshkuar po në mënyrë selektive qytetarët për borxhet e energjisë, duke favorizuar debitorët e mëdhenj të lidhur me, apo pjesë, e qeverisjes si disa deputetë të mazhorancës.

“Treguesit në rënie të mbledhjes së të ardhurave, edhe pse taksat janë rritur, deshmojnë për evazion, rritje të informalitetit dhe korrupsionit. Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se aktet e qeverisë janë bombë me sahat për ekonominë, pasi nuk janë reforma të mirëstudiuara dhe eficente, por masa afatshkurtra që kanë dhënë efekte negative, si në rastin e skemës së pensioneve”, ka thënë kreu i PD, Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas debateve me Ballën e Ramën reagon Duma: Mbështetje nga qindra zonja për një standard tjetër
Spaho: Rama-Meta po mbrojnë Kokëdhimën. Kuvendi: Do e shqyrtojmë më 6 prill »
Article Logic
Execution time: 0.010899066925049
array(1) { ["section"]=> string(75) "basha-papunesia-dhe-varferia-ne-rritje-deshtim-ne-shendetesi-dhe-arsim-7110" }