Basha paralajmëron direkt pas mbledhjes: Rama kërkoi falje por nuk u tërhoq

Publikuar tek: barometri, më 08:19 06-04-2018 Basha paralajmëron direkt pas mbledhjes: Rama kërkoi falje por nuk u tërhoq

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për mediat direkt pas mbledhjes së opozitës së bashkuar.

Basha gjatë deklaratës së tij akuzoi Ramën për 11 protestuesit që vazhdojnë të jenë të arrestuar, duke thënë se kryeministri refuzon të përballet me pasojat e këtij faji, pasi terrorizoi gjithë qytetarët e Kukësit. Sakaq kreu i PD-së bëri dhe paralajmërimin se çfarë pritet të ndodhë në vazhdim, duke zbuluar kështu dhe vendimin e marrë nga opozita.

“Javën e ardhshme ne në bashkërendim me sipërmarrjen e vogël dhe me fermerët, me kuksianët dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë, do vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e protestës qytetare dhe mosbindjes civile dhe protesta do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.” Gjithashtu shtoi se kryeministri do të japë llogari dhe do të përgjigjet penalisht për urdhrat e paligjshëm me të cilët ka terrorizuar qytetarët, sipas Bashës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033018827438354
array(1) { ["section"]=> string(81) "basha-paralajmeron-direkt-pas-mbledhjes-rama-kerkoi-falje-por-nuk-u-terhoq-115868" }