Basha paralajmëron protesta kundër rezultatit të zgjedhjeve

Publikuar tek: politike, më 11:00 30-06-2015 Basha paralajmëron protesta kundër rezultatit të zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike ka paralajmërur protesta në lidhje me rezultatet e procesit zgjedhor.  Basha këmbëngul se procesi zgjedhor i 21 qershorit është i manipuluar. Në një deklaratë për mediat  pas takimit me përfaqësuesen e OSBE-ODHIR, Audrey Glover, Basha  tha se  edhe ndërkombëtarët ndajnë të njëjtin shqetësim. Basha shtoi do të ketë edhe rishikim të reformës territoriale.

“Partia Demokratike është në procesin e hartimit të një raporti të detajuar për shaktërrimin e sdardeve zgjedhore që kulmuan në zgjedhje dhe filluan para tyre. Shqetësimet OSBE-ODHIR  janë të përbashkta, shit-blerje vote, presion  ndaj administratës, falsifikim i karatave të identitetit , presion mbi administratën publike , kërcënim i kandidatëve të PD, dhënia e vendimeve me dy standarde të institucioneve zgjedhore. Shkatërrimi i zgjedhjeve të 21 qershorit është tashmë i dokumentuar. Ne do të shkpunojmë me OSBE-ODHIR,BE,SHBA për të ndalur këtë gremisje të demokarcisë së Shqipërisë”, deklaroi Basha, duke  shtuar se në të kundërt "do të ketë një zgjim masiv në mbrojtje të zgjedhjeve të lira".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024724960327148
array(1) { ["section"]=> string(65) "basha-paralajmeron-protesta-kunder-rezultatit-te-zgjedhjeve-14973" }