Basha pas takimit me aleatët: 3 prioritete të opozitës në një “97 pa plumba”

Publikuar tek: politike, më 12:12 29-02-2016 Basha pas takimit me aleatët: 3 prioritete të opozitës në një “97 pa plumba”

Një ’97 pa plumba e ka konsideruar kreu i PD-së, Lulzim Basha situatën aktuale në vend pas takimit që ai zhvilloi me aleatët në selinë blu. Basha tha se në takimin e opozitës u morën 3 vendime të rëndësishme siç është: institucionalizimi i opozitës, unifikimi i qëndrimit për dekriminalizimin dhe zgjedhjet e lira dhe të ndrshme.

Basha tha se aleanca e krimit ka sot përballë një alencë opozitare që do u paraqes shumë shpejt shqiptarëve programin e saj për drejtimin e vendit.

Por pjesë e prioriteteve të kësaj aleance nuk ka qenë reforma në drejtësi, për të cilën Basha njoftoi se ishte folur në takim, por asgjë më shumë. 

Në këtë takim Lulzim Basha është  shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, Ivi kaso, Arben Ristani dhe Edmond Spaho. Të pranishëm ishin edhe kreu i PR-së Fatmir Mediu, kreu i LZHK, Dashamir Shehi dhe ish deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese ligjin e pronave: Të shfuqizohet
Rama tregon transformimin rrënjësor të Tepelenës (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.031624794006348
array(1) { ["section"]=> string(79) "basha-pas-takimit-me-aleatet-3-prioritete-te-opozites-ne-nje-97-pa-plumba-33808" }