Basha pas takimit me ambasadorin Lu: Ndërkombëtarët të alarmuar, Meta dhe Tahiri nën akuza të rënda

Publikuar tek: politike, më 16:14 04-09-2015 Basha pas takimit me ambasadorin Lu: Ndërkombëtarët të alarmuar, Meta dhe Tahiri nën akuza të rënda

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorin e SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu. Ndonëse nuk jep detaje në atë se çfarë është diskutuar në takimin mes tij dhe Lu, Basha shprehet se ndërkombëtarët janë të alarmuar nga akuzat që rëndojnë mbi kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Basha shprehet se akuzat ndaj dy zyrtarëve të lartë janë të pakapërdishme, të cilat sipas tij kanë shtangur çdo qytetar.

“Kryetari i Kuvendit dhe Ministri i Brendshëm janë nën akuza të rënda, të pakapërdishme. Numri dy i vendit, Ilir Meta, është zbuluar se ka marrë rryshfet nga një kompani e bekuar prej tij. Faktet janë bërë publike, rryshfeti i tij është paraqitur si argument në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë nga zyra ndërkombëtare e avokatisë, e qeverisë shqiptare. Ministri i Brendshëm akuzohet nga Dritan Zagani, oficer i lartë i policisë, i angazhuar për vite në luftën anti-drogë, si kumbari i bandave të narkotikëve në Jug, kryesisht në Vlorë. Fakte dhe prova kanë dalë në publik. Mjetet private të Ministrit jane përdorur prej kushërinjve të tij Habilaj që njihen si kokat e trafikut. Aksionet antidroge të policise jane dekonsipuar në mënyrë të përsëritur, duke ndihmuar trafikantet e duke vënë në rrezik jetën e oficerit e familjes së tij. Quo Vadis Shqipëria. Qytetarët e vendit me jetën që u është bërë ferr nga qeveria, janë shtangur nga këto raste korrupsioni dhe lidhje me krimin. Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të alarmuar”, shkruan Basha.

Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në këtë skandale. Ai deklaron se PD nuk do të lejojë që vendi ynë të regjistrojë rekordet kolumbiane për drogë, pasi opozita është më e fortë se kurrë së bashku me qytetarët e Shqipërisë.

“Ndërkohë që këto ngjarje të rënda ndodhin, Edi Rama i thotë marshalla krimit e korrupsionit, ndan hesapet me ortakët e zyrtarët e tij, dhe i sulet si bishë të pamundurve. Partia Demokratike nuk do të lejojë që vendi ynë të përfundojë në republikë me standardet e Mugabes për korrupsion e me rekordet kolumbiane për drogë. Nuk kemi për ta lejuar. Jemi më të fortë e më të vendosur se kurrë bashkë me qytetarët e vendit”, ka thënë Basha.

Lexo edhe: Ambasadori Lu takon Tahirin menjëherë pas Bashës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori Lu takon Tahirin menjëherë pas Bashës
Rama reagon kundër PD dhe Zaganit: Shpalleni pishtar demokracie trafikantin e drogës »
Article Logic
Execution time: 0.020792007446289
array(1) { ["section"]=> string(103) "basha-pas-takimit-me-ambasadorin-lu-nderkombetaret-te-alarmuar-meta-dhe-tahiri-nen-akuza-te-renda-19973" }