Basha pas takimit me eurodeputetët: Lidhja krim-para-pushtet mbetet e fuqishme te Rama

Publikuar tek: politike, më 17:05 08-02-2016 Basha pas takimit me eurodeputetët: Lidhja krim-para-pushtet mbetet e fuqishme te Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit të zhvilluar me eurodeputetët Eduard Kukan dhe Kunt Fleckenstein, ka deklaruar për mediat se gjatë bisedës ka përsëritur edhe njëherë tjetër qëndrimin e opozitës për reformën në drejtësi.

Basha u shpreh se gjatë takimit theksoi rëndësinë e dialogut politik për këtë reformë, por sipas tij është kryeministri Edi Rama ai që nuk i është përgjigjur thirrjes së opozitës.

“Përsërita edhe njëherë qëndrimin e opozitës për reformën në drejtësi. Duhet prodhuar një reformë që lufton korruspionin por pamundëson kapjen politike. Në këtë kuadër theksova rëndësinë që merr dialogu politik, si dhe theksova faktin se kryeministri nuk i është përgjigjur kurrë thirrjes së opozitës për dialog”, tha Basha.

Kreu i opozitës solli në vëmendje kërcënimin e deputetit Eduart Ndocaj nga vëllai i ish-deputeti Arben Ndoka, duke theksuar se Rama po i përdor këtë njerëz për qëllimet e tij. Sipas Bashës, lidhja krim-para-pushtet vazhdon të mbetet e fuqishme te Rama.

“Është kërcënuar me jetë një deputet brenda radhëve të socialistëve, Rama po vazhdo t’i përdorë këta njerëz. Lidhja-krim-para-pushtet vazhdon të mbetet shumë e fuqishme te Edi Rama. Theksoi se pa vullnet politik nuk bëhet fjalë për zgjedhje të lira”, u shpreh ai.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD kundër regjistrimit të emigrantëve: Skemë për manipulimin e zgjedhjeve
Kukan për takimin me Berishën: Nuk mund ta harroj atë »
Article Logic
Execution time: 0.03231406211853
array(1) { ["section"]=> string(91) "basha-pas-takimit-me-eurodeputetet-lidhja-krim-para-pushtet-mbetet-e-fuqishme-te-rama-32061" }