Basha: PD-ja ime kurrë koalicion me LSI-në e Metës

Publikuar tek: politike, më 22:49 12-03-2015 Basha: PD-ja ime kurrë koalicion me LSI-në e Metës

Ndonëse, konflikti politik midis PD-së dhe LSI-së ka arritur kulmin ditët e fundit pas bërjes publike të akuzave të deputetit Tom Doshi, në media nuk kanë munguar aludimet se PD mund të krijojë sërish një koalicion me Ilir Metën.

Këtyre zërave u ka dhënë përgjigje kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili është shprehur se kjo parti nën drejtimin e tij nuk do të bëjë kurrë koalicion me LSI-në. “Nën drejtimin tim PD-ja nuk do të bëjë kurrë koalicion me LSI-në e Ilir Metës”, ka thënë Basha.

Ndërsa sa i përket rikandidimit të tij ose jo në krye të Bashkisë së Tiranës, Basha tha se vendimin e tij do ta bëj publik shumë shpejt.


Basha: Për çështjen “Doshi” më ka njoftuar Paloka

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se për herë të parë në lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi është njoftuar nga kreu i grupit parlamentar i kësaj partie Edi Paloka.

Basha ka thënë në “Opinion” se në tërësi për këtë çështje është njohur kur ajo është bërë publike. “Jam njohur në tërësi kur kjo u bë publike. Unë kam pasur informacion nga Paloka se një afërimi i zotit Mhill Fufi është thërritur nga Ilir Meta dhe i është thënë se Berisha po planifikon vrasjen e Fufit dhe Doshit për të destabizlizuar vendin”, është shprehur Basha.

Duke folur për aludimet e maxhorancës se Tom Doshi po bashkëpunon me PD, Basha ka thënë se deputeti shkodran “ka shance të jetë pjesë e PD-së aq sa ka Adolf Hitleri të jetë shtetas i Izraelit”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: E mbyllën Parlamentin si kuzhina e Liros, ia mbathën nga frika
Edi Rama flet për protestën, s’ka krahasim me 21 janarin: Populli do jetë i qartë »
Article Logic
Execution time: 0.0040459632873535
array(1) { ["section"]=> string(54) "basha-pd-ja-ime-kurre-koalicion-me-lsi-ne-e-metes-5742" }