Basha: Pengesa për reformën në drejtësi e ka emrin Edi Rama

Publikuar tek: politike, më 14:04 27-01-2016 Basha: Pengesa për reformën në drejtësi e ka emrin Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të mërkurën, akuzoi kryeministrin Edi Rama si “e vetmja pengesë për realizimin e reformës në drejtësi'”.

“Pengesa për reformën në drejtësi e ka emrin Edi Rama dhe alibitë nuk vlejnë më. Venecia solli opinionin e saj, raporterët erdhën e shkuan, dhe presim opinionin final. Tani është momenti që të dalë dhe të flasë qartë dhe pa u fshehur pas ekspertëve, nëse e do reformën në drejtësi, apo i leverdis drejtësia e kapur dhe e shantazhuar. Nëse po, e përsëris ftesën: të ulemi dhe të bisedojmë me konsensus, t’u ofrojmë shqiptarëve një drejtësi të pavarur, të pastruar nga korrupsioni dhe të pakapur politikisht”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se PD ka rënë dakord edhe me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë për Byronë e Hetimit, e cila sipas tij, gjithashtu po zvarritet nga kryeministri Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Edi Rama dhe i vëllai padisin 10 kushurinjtë trashigimtarë të një apartamenti”, Berisha tregon konfliktin
Zhupa në foltore pas Tahirit: Predikoi pa turp tre elementët për të cilat duhej të kishte ikur me kohë »
Article Logic
Execution time: 0.28486323356628
array(1) { ["section"]=> string(64) "basha-pengesa-per-reformen-ne-drejtesi-e-ka-emrin-edi-rama-31075" }