Basha për arrestimin e Shullazit: Partneri i Ramës u arrestua falë presionit të SHBA

Publikuar tek: politike, më 11:21 17-04-2016 Basha për arrestimin e Shullazit: Partneri i Ramës u arrestua falë presionit të SHBA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për arrestimin e Emiljano Shullazit dhe denoncimit të bërë nga deputeti i tij, Sali Berisha.

Basha shprehet se arrestimi i Shullazit, partneri i Edi Ramës siç ai e quan, ka ardhur falë presionit të partnerit tonë strategjik (SHBA-së). Sipas kreut të PD-së, Rama tentoi të caktonte Emiljano Shullazin shef të botës akademike, pas mbështetjes qeveritare që i ka dhënë në aferat e pisëta të trafikut e gjobvënies.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Pasi e bëri dekan të krimit, Edi Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të Universitetit të Tiranës.

Pasi i dha gjithë mbështetjen qeveritare në aferat e pisëta të trafikut e gjobvënies, pasi i hapi doganat dhe i dha poste kyçe në polici, dhe celesat e kafazit te Tahirit, Edi Rama kërkon ta caktoje Emiliano Shullazin edhe shef të botës akademike.

Sepse ky është modeli, ky është koncepti i Edi Rames për zgjedhjet. Ai nuk i njeh ato si garë, si konkurence, por vetëm si instrument për të kapur e mbajtur pushtetin. Ndaj sa herë ka zgjedhje, ai nxjerr në skenë një person që e ka komisioner, numërues, vezhgues, kqz, që është Shullazi. Me Emiliano Shullazin e sojin e tij u fut në zgjedhjet e 2013. Po ashtu në zgjedhjet e 2015. Referendumin në partinë e tij e bëri me Shullazët. Tani dhe zgjedhjet ne Universitet. I erren sytë nga vota, se vota është e kundërta e tij. Nuk duron dot zgjedhje, alternative, platforma. Thirrja që i bëri Shullazit për të kapur Universitetin është ndoshta më e renda deri sot. Por nuk do tia dalë. Vota është zullumi që ju zë fytin tërë oligarkëve kur njësoj si ky fusin duart thellë në zgjedhje. Nuk ka dyshim se arrestimi i partnerit kryesor të Edi Ramës ka ardhur nga presioni i partnerit tonë të vyer strategjik.

Partia Demokratike bashkë me qytetaret, me profesorët, me studentët, bashkë partnerët ndërkombëtare do ta sigurojnë votën në Shqipëri. Vota e lire eshte fundi i ologarkise se lidhur me krimin, fundi i krizes Rama per Shqiperine.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Xarrë: 150 milionë euro nga buxheti do shkojnë për bujqësinë
Majlinda Bregu: Frika dhe shantazhi i ka zënë përfund të gjithë »
Article Logic
Execution time: 0.035408973693848
array(1) { ["section"]=> string(89) "basha-per-arrestimin-e-shullazit-partneri-i-rames-u-arrestua-fale-presionit-te-shba-37904" }