Basha për letrën e Ramës: Kam largpamësi të thellësisë shqiptare e të cilësisë europiane

Publikuar tek: politike, më 12:40 31-03-2016 Basha për letrën e Ramës: Kam largpamësi të thellësisë shqiptare e të cilësisë europiane

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar sot të tinjtë demokratë të arrestuar gjatë protestës së opozitës te Parku i Liqenit Artificial. Basha tha se të rinjtë që u liruan ditën e djeshme pasi Gjykata dha masën “detyrim paraqitje”, janë prova se shqiptarët kanë forcën për të mbetur europianë.

I pyetur për ftesën e kryeministrit Edi Rama, Basha u shpreh se nuk e ka lexuar ende por do t'i përgjigjet sot me shkrim.

“Këta janë heronjtë të cilët i dhanë fytyrë, emër dhe shpresë të gjithë Tiranës por edhe të gjithë shqiptarëve. Këta janë ligji, këta janë kushtetuta në betejë me anti-ligjin i cili vazhdon të derdhë betonin e babëzisë dhe të korrupsionit.

Këta janë prova se shqiptarët e kanë forcën për të mbetur europianë sepse kjo është e vetmja e ardhme e vendit tonë. Do të përgjigjen herët a vonë për ligjin. Një pjesë të tyre i njohim, i kam patur edhe vartës.

Nuk e kam lexuar ende letrën e Ramës, letra është publike por edhe përgjigja do jetë publike, prisni ta lexoj. Jam njeri me durim dhe largpamësi të thellësisë shqiptare dhe të cilësisë europiane.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama letër personale Bashës, i propozon forumin: Le të provojmë t’u japim njerëzve provën e vullnetit
Letra e hapur e Ramës për Bashën, Hahn: E mbështes plotësisht »
Article Logic
Execution time: 0.27249693870544
array(1) { ["section"]=> string(93) "basha-per-letren-e-rames-kam-largpamesi-te-thellesise-shqiptare-e-te-cilesise-europiane-36499" }