Basha për Ramën: Padrino të flak për të mbajtur karrigen e tij

Publikuar tek: politike, më 15:03 31-03-2015 Basha për Ramën: Padrino të flak për të mbajtur karrigen e tij

Kryeministër të kriminalizimit e ka quajtur kreu i PD-së Lulzim Basha, kryeministrin e vendit Edi Ramën. Sipas Bashës, Rama është zhytur këmbë e duar në skandalin e fshehjes së kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij dhe për këtë ka nsiur sulmet dhe kërcënimet në drejtim të opozitës.

Për Bashën, ky skandal është një minë në themelet e policisë, drejtësisë dhe të shtetit shqiptar. Kreu i opozitës thekson se ka qenë vetë kryeministri Rama ai që i ka përzgjedhur me dorën e tij miqtë e punëve të pista, e pasi i përdori për të ardhur në pushtet i flaku ata për të mbajtur karrigen e tij.

Postimi Bashës në facebook:

Kryeministri i kriminalizimit kërkon të bëhet patjetër qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, pas skandalit të paprecedent ku është zhytur këmbë e duar me fshehjen e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij.

Skandali që ka ndodhur është një minë në themelet e policisë, të drejtësisë dhe të shtetit. Ky realitet nuk do syze për t’u parë.

Kriminalizimi është vepra e vetme e Edi Ramës, njeriut që përzgjodhi vetë me dorën e tij miqtë e tij të punëve të pisëta e me të shkuar kriminale që i kishte në krah deri dje. Miq për kokë , që i përdori për të ardhur në pushtet, dhe ndau me ta pushtet deri kur përplasja e madhe për hesape e pazare doli jashtë fisit. Më tej, i përdori dhe për të mbyllur procesin ndaj ortakut të tij. Rrugët e tre shokëve nuk u ndanë për asnjë parim apo moral. Rrugët e tre shokëve u ndanë vetëm se ligjësitë e mafias janë të këtilla. Padrino të flak në fund për të mbajtur karrigen e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjylameti: Basha, llogari për premtimet e pambajtura. Bashkia: Basha s'ka lidhje me standartin e Ramës
Frroku në Këshill: Nuk kam vrarë njeri. Baba im ecën me të drejtën zakonore, unë eci me ligjin »
Article Logic
Execution time: 0.016148090362549
array(1) { ["section"]=> string(66) "basha-per-ramen-padrino-te-flak-per-te-mbajtur-karrigen-e-tij-7461" }