Basha për Ramën: Vetëm Borati do të kishte kurajon të fliste për suksese të ekonomisë shqiptare

Publikuar tek: politike, më 15:00 11-04-2016 Basha për Ramën: Vetëm Borati do të kishte kurajon të fliste për suksese të ekonomisë shqiptare

“Vetëm Borati do të kishte kurajon të fliste për suksese të ekonomisë shqiptare”, kështu i përgjigjet kreu i PD Lulzim Basha lidhur me trumbetimin si sukses nga ana e shefit të kabinetit qeveritar, Edi Rama të raportin e Bankës Botërore mbi rajonin për vitin 2015.

“Por ja që kemi liderin global që e quan sukses faktin se sipas Bankës Botërore, 46.2% e familjeve shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë, pra janë të varfra. Se konsumi ra 2.3% gjatë vitit 2015 dhe po kështu fuqia blerëse e shqiptarëve. Se papunësia u rrit edhe në tremujorin e fundit. Se në 2015 eksportet ranë 4.9%, importet ranë 1.4%. Se kreditimi në dhjetor 2015 ra 2.3%. Se qeveria nuk mblodhi por vodhi 400 milionë dollarë taksa dhe aksiza në vitin 2015. Se e rriti borxhin në 72.2% për palma, fasada dhe Jaguarë”, akuzon Basha.

“Kjo është kriza e ekonomisë shqiptare dhe e cdo familje të vendit. Por Borati jeton në sukseset e tij personale që janë qindra milionë euro për vete, që janë vilat, luksi e parajsat fiskale.

Nuk ka përmirësim por vetëm përkeqësim me këtë qeveri. Dalja nga kriza dhe një ekonomi e fortë që prodhon, punëson dhe pasuron shqiptarët vjen përmes programit të PD: Taksa të ulëta, liri ekonomike dhe luftë krimit e korrupsionit qeveritar”, përmbyll kryedemokrati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Rea, vajza e Linda Ramës e punësuar në studion që projektoi sheshin Skënderbej"
Shkollat do hapen pas mësimit, Erion Veliaj: Mundësi për të rinjtë që duan më shumë njohuri dhe hapësira »
Article Logic
Execution time: 0.022547960281372
array(1) { ["section"]=> string(100) "basha-per-ramen-vetem-borati-do-te-kishte-kurajon-te-fliste-per-suksese-te-ekonomise-shqiptare-37397" }